Shtohet bashkëpunimi mes Pejës dhe Borosit

Peja

Shtohet bashkëpunimi mes Pejës dhe Borosit

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:32
Në mesin e veprimtarëve të Shoqatës ”Dardania”

Një delegacon i komunës së Pejës, të cilit i prin kryetari Gazmend Muhaxheri, këto ditë po qëndron në Suedi. Ata janë mysafirë të komunës së qytetit industrial Boros, me të cilin tash disa vite kanë lidhje vëllazërore dhe bashkëpunimi. Delegacioni nga Peja është pritur nga udhëheqja komunale e Borosit, të cilit i prinë Ulf Ollson, me çrast është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe veprimtarive të tjera.

Mysairët nga Peja kanë takuar edhe afraistët shqiptarë që veprojnë në regjionin e  Vestra Gotlandit, kanë vizituar disa ndërmarrje industriale, institucione shoqërore dhe kulturore të Borosit me rrethinë. Takime kishin edhe me veprimtarë e bashkëatdhetarë të Borosit me rrethinë. Ata ishin pjesëmarrës edhe të Festivalit të XIV të Poezisë dhe të Muzikës krijuese Shqiptare që u mbajt në Malmë.

Image
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Borosit Ulf Ollson

Kjo ishte një vizitë kthimi sepse disa muaj më parë një delegacion nga udhëheqja e komunës së Borosit ishte për vizitë në Pejë.

Bashkëpunimi vëllazëror mes Pejës dhe Borosit ishte nismë e Unionit të shoqatave shqiptare në Suedi, kurse pikëlidhëse është Soqata shqiptare ”Dardania” e Borosit. Kryetari i ”Dardanisë”, Muharrem Binaku thekson vizita e delegacionit të Pejës do të shërbejë për thellimin e bashkëpnimit të ndërsjell mes këtyre dy komunave në shumë sfera. Në të vërtet, nga Borosi për në Pejë tashmë kanë filluar të dergohen edhe ndihma për shkollat dhe institucionet shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat