Ramiz Kelmendit i bëhet pritje madhështore në Pejë, i cili solemnisht e mori librezën e LDK-së

Peja

Ramiz Kelmendit i bëhet pritje madhështore në Pejë, i cili solemnisht e mori librezën e LDK-së

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 21:22
Ramiz Kelmendi

Me një ceremoni madhështore në degën e LDK-së në Pejë, i  është bërë pritje anetarit më të ri në këtë subjekt politik Zv.kryeministrit Ramiz Kelmendit.

Me këtë rast në menyrë solemne, Kelmendit ju  dha libreza e LDK’s nga kryetari i degës së LDK’s në Pejë dhe njiherit kryetarit të këtij qyteti.

Muhaxheri tha se per tri vite gjatë qeverisjes së LDK janë bërë punë të medhaja, duke permend shumë projekte kapitale.

Ramiz Kelmendi, duke ju drejtue masës tha se ai ka qene edhe me para pjese e Lidhjes Demokratike ngase e ka mbeshtete liderin historik te saj Ibrahim Rugoven.

Ai ka theksue se perkushtimi i tij ekskluzivisht ka me qene zhvillimi ekonomik, punesimi i te rive dhe krijimi i afaristeve sa ma te suksesshem.

Krejt ne fund te kesaj pritje, është dhënë edhe një program artistik si dhe është bërë edhe prerja e tortës festive.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat