Tre javë pas përurimit, dëmtohet rruga Drelaj - Koshutan

Peja

Tre javë pas përurimit, dëmtohet rruga Drelaj - Koshutan

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 15:23
Rruga Drelaj - Koshutan, që u përurua tre javë më parë

Ende nuk ka kaluar një muaj që nga përfundimi i projektit të rrugës Drelaj - Koshutan në Komunën e Pejës.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë kishte përuruar ndërtimin e kësaj rruge, pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme të banorëve  të asaj ane për kualitetin e dobët.

Madje, Muhaxheri me krenari kishte njoftuar përmes Facebook-ut këtë investim, duke thënë se ajo pjesë kishte marrë një pamje mahnitëse.

“Investimet direkte në infrastrukturë e Rugovës garantojnë zhvillimi të qëndrueshëm. Prandaj sot plotë krenari ju prezantojë përfundimin e projektit të rrugës Drelaj - Koshutan në gjatësi 6900 metra me këto pamje mahnitëse”, pati njoftuar Muhaxheri më 24 tetor të këtij viti.

Por  vetëm tre javë  më pas, kjo rrugë e cila ka një gjatësi prej 6900 metra, është dëmtuar shumë, e sidomos kanalet e rrjedhës së lumit.

Banorët e kësaj lagje janë  ankuar për kualitetin e dobët të ndërtimit, e në të njëjtën kohë edhe kanalet e rrjedhjes së lumit të cilët  nuk janë aspak në nivelin e duhur.

Ndërtimi i rrugës Drelaj- Koshtuan në gjatësi prej rreth 7 kilometrave kishte zgjatur 4 vjet. Nga fotografitë më poshtë mund të shihni fotografitë e rrugës së ndërtuar tre javë më parë, si dhe gjendjen e saj më pas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat