Aktakuzë për vrasjen e para gjashtë vitesh

Peja

Aktakuzë për vrasjen e para gjashtë vitesh

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 12:36
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër një të dyshuari që akuzohet për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë në rastin e njohur si “City Club” në Pejë.

Hetimet e kryera nga ky prokuror kanë të bëjnë me vrasjen me armë zjarri të ndjerit Besart Qazim Shabi dhe tentim vrasjen e rëndë ndaj një polici që kanë ndodhur më 2.01.2010 në diskotekën “City Club” në Pejë.

“Ky rast besohet se ka lidhje me një hakmarrje ndërmjet familjes Elshani dhe familjes Kelmendi. I dyshuari i është dorëzuar policisë dhe është duke vuajtur paraburgimin në pritje të gjykimit. I dyshuari mund të dënohet me dënim prej së paku dhjetë vjet burgim”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Këtë aktakuzë e ka ngritur një prokuror ndërkombëtar në kuadër të Prokurorisë Speciale të  Kosovës, pas hetimeve të ndërlikuara të kryera nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat