Peja pa asnjë aktivitet për Lidhjen "Besa-Besë"

Peja

Peja pa asnjë aktivitet për Lidhjen "Besa-Besë"

Më: 23 janar 2017 Në ora: 13:14
Kulla ku u mbajt Lidhja e Pejës "Besa-Besë"

Janë shënuar sot në kalendarin kombëtar historik 118 vjet nga dita kur filluan punimet disa ditore të Kuvendit të Pejës, i njohur si Lidhja e Pejës "Besa-Besë", kuvend që në krye me atdhetarin e patriotin Haxhi Zeka, do të mblidhte rreth fjalës dhe besës rreth 500 delegatë nga vilajete të tokave shqiptare.

Duke parë kërcënimin që po u bëhej tokave shqiptare në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë.

Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe Besa për një vjet.

Pas suksesit të pjesshëm në përhapjen e programit në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore e të Mesme në përgatitje të një kuvendi mbarëkombëtar që do ta aprovonte programin e Lidhjes, sulltani reagoi duke përdorur edhe reaksionit shqiptarë. Në maj 1899 përpjekjet për mbajtjen e këtij kuvendi në Prizren u penguan. Kjo solli deri te një kryengritje e armatosur deri në maj të vitit 1900 kur u dërguan forca shtesë otomane që përfunduan Lidhjen e Pejës.

Sot 118 vite pas, institucionet komunale të këtij qyteti nuk kanë paraqitur asnjë program shënimi e nderimi të kësaj date, qoftë edhe asnjë shkronjë se kanë hedhur për këtë datë historike kombëtare.

Reagimet e vetme që kanë ardhur në shënim të kësaj date, kanë qenë ato nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi dhe ish-kryeyari i Pejës, tani deputet i Kuvendit, Ali Berisha, dy përfaqësues institucional që vijnë nga kjo anë. Ata të paktën kanë qenë të vëmendshëm ta kujtojnë këtë ngjarje me nga një shkrim në profilet e tyre në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat