Në Deçan fillon projekti për kontrollim dhe trajtim të sëmundjeve orale të nxënësve

Peja

Në Deçan fillon projekti për kontrollim dhe trajtim të sëmundjeve orale të nxënësve

Nga: Adem Lushaj Më: 30 janar 2017 Në ora: 15:49
Nxënësit e Klasës 7 (shtatë) të Shkollës Fillore “Rexhep Kadrijaj” të Rastavicës, ishin ata që kishin startuar në realizim të këtij programi.

Në Deçan ka filluar projekti për kontrollim dhe trajtim të sëmundjeve orale të nxënësve të shkollave fillore e të mesme të kësaj komune, projekt që do përfshin rreth 6000 nxënës të 20 shkollave. Realizimi i këtij projekti bëhet sipas marrëveshjes së Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke bërë që nxënësit të kenë kontrollin dhe trajtimin e duhur mjekësor për sëmundjet e gojës, por njëjtën kohë duke mos humbur orët mësimore. Nxënësit e Klasës 7 (shtatë) të Shkollës Fillore “Rexhep Kadrijaj” të Rastavicës, ishin ata që kishin startuar në realizim të këtij programi, i cili është mirëpritur edhe nga prindërit dhe stafi mësimor.  

Sipas, drejtorit të QKMF-së, Selmon Berisha, projekti do përfshin nxënësit e shkollave të Deçanit, pa marr parasysh moshën e tyre, si dhe gjitha shërbimet do evidentohen për të pasur një pasqyrë të gjendjes shëndetësore të atyre që trajtohen pranë këtij institucioni shëndetësor. “Po, sot kemi startuar në realizim të një projekti që do mundëson trajtimin e gjitha sëmundjeve orale të nxënësve të kësaj komune, ashtu sikurse që na mundëson të përcjellim në vazhdimësi gjendjen e tyre”, ka treguar Berisha, duke thënë se është i vetëdijshëm edhe për sfidat që mund të paraqiten gjatë realizimit të këtij projekti. “Gatishmëria e personelit, konkretisht të stomatologëve tanë, na jep me besua se do kalojmë çdo vështirësi që mund të paraqitet”, ka thënë drejtori i QKMF-së, duke kërkuar edhe përkrahje nga prindërit dhe mësimdhënësit që nxënësit të marrin trajtimin e duhur mjekësor, sikurse që beson se do ketë furnizim të duhur me ilaçe, për kryerje të shërbimeve.

Ndërkaq, Blerim Selmonaj, drejtor i shkollës nismëtare të Rastavicës, pasi shprehët falënderues për menaxhmentin edhe stafin punues të QKMF-së, ka thënë se nevoja për trajtim të duhur shëndetësor për nxënës, është në vazhdimësi, dhe jo vetëm për sëmundjet e gojës. Gjithnjë sipas tij, do harton një plan veprues, ashtu që mos nxënësit mos të humbin asnjë minutë të orëve mësimore, ngase këtë ua ka mundësuar edhe vet gatishmëria e mjekëve të këtij institucioni shëndetësor. Se fëmijët janë të lumtur për mundësinë e dhënë, tregon edhe nxënësja  Yllka Kukalaj, ngase kishte rastin të merr ndihmën mjekësore për dhëmbët e saj. “Sot, mjeku filloj të më shëron njërin nga dhëmbët me të cilin kishe telashe për disa kohë”, ka treguar Kukalaj, duke bërë të ditur se shërimi do vazhdon edhe pas dy javësh, sipas udhëzimit mjekësor. Njëjtë se Yllka shprehën edhe kolegët e saj të klasës, të cilët ishin shoqëruar nga kujdestari i klasës dhe drejtori i shkollës, njëkohësisht duke ftuar bashkë mocanikët e tyre nga shkollat tjera që të përfitojnë nga kjo mundësi e krijuar për shëndet më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat