Ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha premton përkrahje për gjykatat e Kosovës

Peja

Ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha premton përkrahje për gjykatat e Kosovës

Nga: Adem Lushaj Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 19:28
Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, ka vizituar Gjykatën Themelore të Pejës.

Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, ka vizituar Gjykatën Themelore të Pejës, ku me kryetarin ë kësaj Gjykate, Kreshnik Radoniqi, dhe bashkëpunëtorët e tij, ka bashkëbiseduar për çështje të ndryshme, e mbi të gjitha për avancimin e efikasitetit të punës, për drejtësi të mirëfilltë për të gjithë qytetarët. Sipas saj, qëllimi i këtij takimi ka qenë, thellimi i bashkëpunimit dhe avancimit të proceseve  brenda përgjegjësive të ndërsjella, si dhe, për tu njohur me rezultatet e punës dhe sfidat e Gjykatës Themelore të Pejës. “Angazhimi i gjyqtarëve të Gjykatave në hartimin e ligjeve, e sidomos në ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal, sikurse edhe plotësimi i Gjykatave me staf të nevojshëm, janë prioritet i bashkëbisedimeve tona me kryesuesit e Gjykatave Themelore të Kosovës, këtë rast edhe të Pejës”, është shprehur për media ministrja Hoxha, duke premtuar përkrahje maksimale për institucionet e drejtësisë të Kosovës. Gjithnjë sipas saj, vizitën po e realizon me qëllim që të njoftohet për së afërmi me kushtet në të cilat punon kjo Gjykatë, por edhe për të dhënë mbështetje në punën e Gjykatave për rritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies institucionale. “Njoftova kryetarin Radoniqi, se me procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, presim kontributin e tyre, që të bëjmë reforma dhe ta fuqizojmë ligjin, por gjithashtu të bartim edhe mesazhe tek qytetaret e vendit, se të gjithë qytetarët do jenë të barabartë para ligjit”, ka treguar ministrja e drejtësisë së Kosovës, për të cilën rishikimi funksional i sundimit të ligjit, është reforme gjithëpërfshirëse e cila bëhet për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, Kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se në takim me ministren Hoxha, ka njoftuar atë, për rezultatet dhe sfidat e këtij institucioni gjyqësor, siç është edhe numri jo i mjaftueshëm i gjyqtarëve dhe stafit administrativ. “Përveç sfidave dhe rezultateve te punës, diskutuam edhe për procesin në reformimit, ku Ne, kemi dhënë disa propozime për tu amandamentuar, e që kanë të bëjnë me Kodin Penal dhe disa ligje të natyrës civile, pasi konsiderojmë se praktika gjyqësore, ka treguar se disa dispozita janë ta pazbatueshme në praktikë”, ka nënvizuar Radoniqi, duke thënë se ka kërkuar nga ministrja Hoxha, që gjyqtarët profesionist të kësaj gjykate, të marrin pjesë në grupe punuese për amandamentimin e ligjeve dhe për plotësim ndryshim të Kodit Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat