Shqiptohet dënimi ndaj të akuzuarit për përvetësim në detyrë

Peja

Shqiptohet dënimi ndaj të akuzuarit për përvetësim në detyrë

Më: 2 mars 2017 Në ora: 17:02
ilustrim

Pejë – Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur Aktgjykim dënues pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari  A. Sh. për veprën penale: përvetësim në detyrë nga neni 425 par.3 lidhur me par.1 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“I akuzuari A. Sh është shpallur fajtor, sepse me datë 07.04.2016 e gjerë me dt. 23.06.2016 duke keqpërdorur pozitën e tij prej arkëtari kryesor në kompaninë “Devolli Grup” me qellim te përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka marr nga arka Shumën e të hollave prej 715.000 euro, e të cilën shumë është dashur ta deponoi në bankë, i akuzuari i  ka humbur në lojërat e fatit në kompaninë “Colino dhe Toto sport “në Pejë si dhe në kompanitë tjera të lojërave të fatit”.

Për këtë vepër Gjykata Themelore e Pejës të akuzuarin e dënon me 3 (tri) vite burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim që nga data 08.07.2016 e deri me dt. 02.03.2017 i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të akuzuarit i ndërpritet paraburgimi me dt. 02.03.2017.

Palët kundër këtij Aktgjykimi kanë të drejtën e ankese në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat