Qeveria Japoneze ndanë 69 mijë euro për pajisje mjekësore për QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë

Peja

Qeveria Japoneze ndanë 69 mijë euro për pajisje mjekësore për QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 09:48
Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Ambasadori i Japonisë, Kiyoshi Koinuma

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “ Nënë Tereza” në Klinë është përfituese e një projekti prej 68 mijë e 229 euro nga Qeveria Japoneze, për pajisje shëndetësore. Bëhet fjale për 1 autoambulancë, 1 veturë dedikuar për hemodializë dhe komplet pajisjet për laboratorin e kësaj qendre shëndetësore.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, drejtori i Shëndetësisë, Bedri Gashi dhe drejtoresha e QKMF-së “ Nënë Tereza” dr. Drita Gjergji. “Ky grant do të ketë ndikime jashtëzakonisht pozitive, sepse krijon parametra për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët e Komunës së Klinës”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota. 

Ambasadori i Japonisë, Kiyoshi Koinuma, ka thënë me këtë rast se investimi i Qeverisë Japoneze do të ndikojë në përmirësimin e standardeve për qytetarët e komunave përfituese. Klina është përfituese e këtij projekti bashkë me katër komunat tjera të Kosovës. 

Komuna e Klinës ka aplikuar në maj të vitit 2016 nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse Japoneze në Prishtinë për përfitimin e Grantit të Asistencës Bazike për Sigurinë Humane të Qeverisë Japoneze, me ç’rast është konfirmuar miratimi i përfitimit të një (1) autoambulance standarde dhe një (1) autoambulance për nevojat e pacientëve me hemodializë si dhe pesë (5) pajisjeve laboratorike: Aparatit hematologjik, aparatit biokimik, mikroskopit, roller mikserit dhe centrifugave. 

Projekti financohet nga Qeveria Japoneze nga granti i Projekteve Bazike për Siguri Njerëzore ( të quajtur GGP). i miratuar nga Qeveria e Japonisë. ?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat