Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas, ofron shërbime për gjithë qytetarët e Kosovës

Peja

Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas, ofron shërbime për gjithë qytetarët e Kosovës

Nga: Adem Lushaj Më: 14 mars 2017 Në ora: 22:07
Këshilli për Ndihmë juridike falas

Këshilli për Ndihmë juridike falas, i kryesuar nga Baki Gimolli, kryesues, ka mbajtur takimin e radhës, ku para anëtareve të tij, është prezantuar edhe  Raporti i punës për vitin 2016, i Agjensionit për Ndihmë Juridike Falas.

Anëtarët e këtij Këshilli, pas analizimit në detaje të raportit dhe marrjes së sqarimeve nga drejtori i përgjithshëm i ANJF-së, Ramadan Gashi, kanë aprovuar raportin e vitit të kaluar, i cili do përcillet për trajtim edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Drejtori Gashi, pasi ka prezantuar të dhënat statistikore për punën njëvjeçare të pesë Qendrave, ka treguar edhe për përkrahjen e dhënë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për hapjen edhe të dy zyrave tjera, në Gjakovë dhe Ferizaj, sipas të një Vendimi të marr nga Këshilli.

Por, Gashi, ka prezantuar edhe disa nga sfidat me të cilat është përball Ai dhe stafi i tij, në ofrimin e shërbimeve juridike falas, sfida këto të dala në mungesë të buxhetit të pa mjaftueshëm. “Edhe pse me buxhet jo të mjaftueshëm, kemi arrit të mbulojmë shërbimet dhe to dalin në ndihmë qytetarëve që kanë kërkuar ndihmën tonë, qoftë përmes zyrave rajonale, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan, ashtu edhe përmes Klinikës mobile”, ka treguar drejtori i ANJF-së, Ramadan Gashi, për të cilin sukses shumë i madh është edhe ndarja e buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, për hapjen edhe të Zyrës në Ferizaj dhe Gjakovë.

Ndërkaq, kryesuesi i  Këshillit, Baki Gimolli, pasi ka përgëzuar punën e drejtori Gashi dhe të Agjensionit, ka thënë se, Ai dhe kolegët e këtij Këshilli, do jenë në përkrahje të vazhdueshme në ofrim të shërbimeve juridike falas të qytetarëve, anekënd Kosovës.

“Këtu jemi që të marrim Vendime të arsyeshme dhe në interes të funksionimit të sistemit për dhënie të ndihmës juridike pa pagesë, për gjithë qytetarët e vendit tonë”, është shprehur Gimolli, duke premtuar që do bëjnë përpjekje që ti bindin deputetët e Kosovës, që të ndajnë mjetë shtesë për këtë Agjension, e që qytetarët e Kosovës, të kenë trajtimin e duhur juridik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat