Pejanët i thonë jo privatizimit të Kinemasë së qytetit

Peja

Pejanët i thonë jo privatizimit të Kinemasë së qytetit

Më: 29 mars 2017 Në ora: 21:37
Ilustrim

6056 banorë të Perjës, i kanë thënë jo privatizimit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, dhe po revitalizimit nga skena e pavarur e kulturës në qytetin e Pejës.

Sot është mbajt konferenca për media në lidhje me peticionin për anulimin e likuidimit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”.

Mbledhja e nënshkrimeve ka zgjatë 10 ditë, gjatë kësaj kohe 6056 banorë i janë përgjigjur thirrjes së iniciativës.

Të nënshkruarit në peticion kanë kërkuar, anulimin e procesit të privatizimit përmes likuidimit të Kinemasë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, dhe mbështetjen e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit.

Skena e pavarur e kulturës në qytetin e Pejës, është deklaruar se do të vazhdojë iniciativën deri në momentin kur anulohet procesi i likuidimit.

Në konferencë pjesëmarrësve u është përkujtuar që 70 organizata të shoqërisë civile janë angazhuar në iniciativën për t’ia kthyer kinemanë qytetit, e strukturuar rreth një numri veprimesh, që kanë pasuar deklaratën e përbashkët, dhe rekomandimet e shoqërisë civile për institucionet shtetërore kanë qenë:

1. Anulimin e procesit të privatizimit (përmes likuidimit) të Kinemasë “Jusuf Gërvalla” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit,

2. Mbështetja e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit,

3. Ngritja e fondeve nga buxheti shtetëror, donatorët ndërkombëtar dhe vendor dhe palët e tjera për restaurimin dhe rifunksionalizimin e ndërtesës së Kinema “Jusuf Gërvallës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat