Lybeniqi, fshati ku është kryer gjenocid

Peja

Lybeniqi, fshati ku është kryer gjenocid

Më: 1 prill 2017 Në ora: 14:11
Varrezat e Lybeniqit

Pikërisht 18 vite më parë me 1 prill të vitit 1999 në Lybeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupi "Çakejt", rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit. Pasi i tubuan banorët e fshatit në qendër të Lybeniqit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrat me ç’njërezore.

Kështu shkruan autor i librit "Masakrat në Lybeniq 1998-1999", libër ky i botuar me 2015 nga Instituti i Historisë – Prishtinë. Ai thotë se sot 18 vite pas kësaj masakre të tmerrshme, shteti i jonë është vonuar në kompletimin e materialeve për të dëshmuar gjenocidin që është kryer në Kosovë.

“Në Lybeniq është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmije të vegjël. Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur : Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeçar) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeçar i cili ishte i sëmur fizikisht) që të tre këta ende janë të zhdukur. Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatzënë Shyhrete Ukshinaj e cila edhe sot figuron e zhdukur”, shkruar Shkodran Imeraj, asistent në Institutin e Historisë se Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat