Kisha Katolike “ Nëna e këshillit të mirë” në Klinë, kremtoi meshën e Pashkëve

Peja

Kisha Katolike “ Nëna e këshillit të mirë” në Klinë, kremtoi meshën e Pashkëve

Nga: Lekë Mrijaj Më: 16 prill 2017 Në ora: 21:48
Foto nga festimi i Pashkeve ne Kline

Secili njeri në këtë botë ka nevojë për evenimente e gëzime festive të ndryshme, familjare, kombëtare, fetare, kulturore, shtetërore etj., që do thotë se të gjitha këto festa i bashkojnë përherë njerëzit në gëzime e hare, pikërisht gjatë kremtimeve të pëbashkëta ne krijojmë dashuri, vëllazëri, miqësi, shoqëri reciproke.

Pa evenimente e gëzime vet jeta për njerëzimin mbi tokë nuk do të kishte asnjë kuptim, ajo do të ishte vërtetë një jetë boshe dhe e paparanueshme. Kisha Katolike dhe besimtarët e saj kremtojnë shumë festa të ndryshme fetare, ndër këto festa kësaj radhe, përkatësisht sot, kemi festën e Pashkëve ditë - kremte që na është mundësuar nga vetë Krishti përmes ringjalljes, lajmit e kishës, pikërisht përmes shëlbimit të tij, na hoqi errësirën jetësore dhe na e hapi derën e parajsës për të gjithë ne, posaqërisht për ata që i respektojnë e pranojnë Dekalogun e Tenzotë, shëmbelltyrat e mesazhet e Birit të Tij, pra vetëm atëherë shpirti ynë njerëzor do mbushet me paqe, dashuri, siguri, kënaqësi e hare dhe e tërë kjo atëherë ecën në forcim të vet njeriut e fesë së kishës, shpresës e dashurisë.

 Këtë e dëshmuan edhe shkrimet tona të Besëlidhjës së Re - Ungjijve dhe shkrimet e tjera të të shumë shenjtërve, etërve, teologëve e katekistëve të ndryshëm të kishës së krishtëre sakramentale në mbarë botën. Ndaj selia e Shenjtë përmes dioçezave të saja, prelatëve e meshtarëve të saj ashtu si përherë që prej mbi 2000 vitesh e deri me sot në çdo çast na thërrasin dhe na bëjnë të gatshëm për Jubileun e Madh të Pashkëve, me një rrëfim të mirë, që është një detyrë e jona e rëndësishme primare shpirtërore për njeriun besimtar, rrëfim që na jep mundësinë vet neve t’a rifillojmë përsëri jetën tonë me Zotin, që përmes rrëfimit tonë të kemi realisht një fillesë – jetë – rilindje të re shpirtërore në gëzimin e Pashkëve e në bashkimin e faljes, së dhuruar nga Shëlbuesi ynë Krishti i Ngjallur.

 Pra  Pashkët jo vetëm të i festojmë, por le të përkujtojmë e marrim në zemër shpirtërisht mesazhët që posaçërisht na vijn sot, në ditën e Pashkëve nga Lajmi, mesazhi i Ripërtritjes, që vjen dhe bëhet më aktual për ne. Të gjithë ne si njerëz kemi nevojë të rilindim dhe të ringjallim vlerat tona më të mira në mënyrë që shpirti e trupi ynë të ecën përpara, atëherë njeriu që është edhe në përngjasimin e Zotit do të rilindë dhe të ringjallet në gjithë dimensionet e sferat e veta në jetë, kjo mund të bëhët nga vetja jonë kudo paqësisht me lutje, meditim dhe dashuri reciproke, kudo që ndodhemi pranë njëri tjetrit brenda dhe jashtë atdheut!

Sot që nga mëngjesi e tërë ditën e sotme edhe Kisha Katolike “NËNA E KËSHILLIT TË MIRË” në Klinë sikurse mbarë Kishat të tjera të dioçezave botërore mbajti meshët për ndër të vigjiljes së Pashkëve, në pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë, në të cilën nuk munguan në pjesëmarrje të eukaristisë e përgëzime as krerët e pushtetit lokal z. Sokol Bashota kryetar i Klinës, dr. Haxhi Ibishi kryetar i asamblesë e bashkëpunëtorë të tjerë të tyre, e udhëheqësi i BIK-ut për Klinën hoxhë efendi Fitim Boja, hoxhë efendi Hetem Desku si dhe vëllezër shqiptar të tjerë të besimit islam të cilët gjatë tërë ditës vizituan e uruan krerët e famullisë së kishës katolike, traditë kjo tashmë e konsoliduar në shekuj, ku qartazi tregon e dëshmon bashkjetesën tonë ndër vëllazërore ndërfetare qe ka ekzistuar ndër kohë e ekziston e kultivohet edhe sot në vendin tonë.  

Mesha e mbrëmjes së sotme e vigjiljes së Pashkëve e orës 18;00, u celebrua nga don Lenci, dekan i dekanatit të Pejës e famullitar i cili mbajti liturgjin e fjalës e eukaristisë, liturgji të cilat janë të pandara nga njëra tjetra që të dyjat së bashku formojnë një akt të vetëm final kulti. Ndaj në fjalën e tij përmbledhëse don Lenci, tha se të gjithë jemi të krijuar e thirrur për të besuar në Zotin e Krishtin, të punojmë për paqe reciproke mes njerëzve aty ku gjendemi dhe të mos pushojmë kurrë duke mësuar, jetësuar çdo gjë nga dëshmia e krishtit të kryqëzuar dhe të ringjallur, ndaj vazhdoi duke thënë se asnjëri prej nesh nuk duhet të pushojë në promovim të vlerave, mesazheve e shëmbëlltyrave ungjillore hyjnore sepse vetëm kjo është e do të jetë shpëtimi ynë për brezat e jetën e kësaj bote, dhe për botën e amshuar, këtë e dëshmuan edhe baballarët tanë martirë dishepuj të të gjitha kohërave, të cilët e dëshmuan vetën e tyre qoftë me sakrificë gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri e Kosovë për të vetmin ideal që ne të  besojmë e jetojmë të lirë me njeri tjetrin e me Zotin tonë krijuesin e qiellit e tokës për më shumë dashuri paqe dhe harmoni, duke u shprehur se ringjallja e Krishtit rrezaton jetë, dritë, frymëzim hyjnor e shpëtim nga rruga e mëkatit të imponuar nga i ashtuquajturi njeri.

Në fund don Lenci në emrin e tij personal, të don Kolës, motrave të nderit ua uroi vigjiljen e madhe të Pashkëve mbarë besimtarëve më dëshirën, uratat e bekimet me të mira për familjet tona e vendin, se vetëm kështu mund të dëshmojmë dhe të jetojmë ashtu sipas lajmit të sotëm të predikuar, pikërisht falenderoi edhe Policinë e Kosovës e cila po e ruan sigurin e jetës së qytetarit e shtetasit të tij.

Ndaj në të marrë bekimin nga celebruesi i meshës, kremtja dhe bekimi bartet në familjet tona me mesazhin e qartë që t’u sjellë besimtarve jetën në mbizotërim të vdekjës dhe shpresës mbi deshpërimin. Pas përfundimit të meshës besimtarët e famullisë sonë kanë shkëmbyer urimet më të mira nga zemra për njëri tjetrin në shpresë që kjo vigjilje e madhe e Shënjtë t’i gjej me më shumë dashuri, lumturi në familjet e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat