Peja do të bëhet me parkun e aventurave

Peja

Peja do të bëhet me parkun e aventurave

Më: 17 prill 2017 Në ora: 20:41
Peja

Komuna e Pejës së shpejti do të bëhet me park të aventurave që është i vetmi në rajon.

Parku ende nuk është hapur zyrtarisht, dhe sipas investitorëve, që janë tri palë, ka ende punë për t’u bërë.

Ky investim kap shumën prej 120 mijë eurosh, ndërsa edhe komuna e Pejës investoi 10 mijë euro në këtë park.

Komuna pritet të investojë edhe në infrastrukturën rrugore që çon në këtë pjesë të qytetit, ndërsa hapja e këtij parku të aventurave pritet të bëhet në fillim të muajit maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat