Telegram ngushëllimi për Familjen Gashi

Peja

Telegram ngushëllimi për Familjen Gashi

Më: 18 prill 2017 Në ora: 16:35
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dërgoi telegram ngushëllimi Familjes Gashi, me rastin e vdekjes së Dulaman Gashi, një ndër themeluesit e  Degës së LDK-së në Klinë, anëtar i Kryesisë së Degës, tri mandate anëtar i Asamblesë Komunale, ish-Drejtor shumëvjeçar i Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Sferkë, bashkë themelues i Shtabit të UÇK-së “Iliria”, në Sferkë me Kryetarin e Degës Fadil Gashi.

Në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të LDK-së njëherësh kryeministër, Isa Mustafa thuhet:

“E nderuara Familje Gashi, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Dulaman Gashi, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia dhe strukturave të LDK-së, për humbjen e anëtarit të familjes. Kjo nuk është një humbje vetëm e familjes tuaj, por edhe e LDK-së dhe Klinës, pasi që kontributi i tij, në strukturat e partisë dhe gjithë veprimtaria e tij në përgjithësi, zë një vend të merituar.

Dega e LDK-së në Klinë dhe gjithë strukturat e saj do ta kujtojnë Dulamanin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Me respekt,

Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat