Përkujtohet ish kryetari i Klinës, Ismet Rraci, nderohet me titullin “ Nderi i Qytetit”

Peja

Përkujtohet ish kryetari i Klinës, Ismet Rraci, nderohet me titullin “ Nderi i Qytetit”

Më: 24 prill 2017 Në ora: 14:23
Akademia përkujtimore për Ismet Rracin

Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot në Klinë është mbajtur Akademi përkujtimore në 16- vjetorin e vrasjes së ish- kryetarit të Komunës së Klinës, Ismet Rraci. Në nderim të veprës së tij atdhetare e arsimore, Ismet Rraci, është nderuar me titullin “Nderi i Qytetit” të Klinës. 

Në akademinë e mbajtur me këtë rast, Kryetarin Bashota tha se, jemi mbledhur sot për të përkujtuar një ndër figurat emblematike të Komunës së Klinës, njeriun, i cili tërë jetën e vet ia kushtoi familjes, nxënësve, shkollës dhe atdheut, deri në momentin kur nga një dorë vrastare bie pikërisht në rrugën për të punuar në interes të qytetarëve të Komunës sonë. Edhe sot është i freskët kujtimi për Ismet Rracin dhe, si i tillë, do të mbetet në memorien e gjithë shqiptarëve, por gjithsesi se do të mbetet në historinë e shqiptarëve, edhe si njollë e zezë, ngase të shtiesh mbi një atdhetar, patriot, mësimdhënës e familjar nuk ka tjetër emër përpos vepër kriminale.

Image
Asim Rraci, falënderoi Komunën e Klinës për organizimin e kësaj akademie dhe bëri thirrje te organet e drejtësisë për zbulimin e rastit të vrasjes enigmatike të babait të tij, Ismet Rracit.

Bashota, vlerësoi lartë kontributin që ka dhënë Ish- kryetari i Klinës para dhe pas luftës.

“Me Ismet Rracin, kam pasur rastin dhe fatin që të njihem në veprimtari ilegale, në kohën kur regjimi serb i përndiqte gjithë ata që ishin në shërbim të vendit. Ishte guxim i madh për të marrë përsipër organizimin e një subjekti politik nën regjimin e Serbisë dhe këtë e bëri me plot guxim Ismet Rraci, i cili gjatë gjithë jetës ka pasur përplasje me regjimin. Ai ishte koshient në të gjitha zhvillimet në këtë vend. Po bëhen 16 vite dhe familja Rraci nuk u ligështua dhe është në pritje të drejtësisë, në pritje të drejtësisë jemi edhe ne për të zbardhur këtë rast dhe rastet tjera. Lufta ka përfunduar dhe lufta pas luftës nuk e di kujt i intereson. Ne duhet të bëjmë luftë për të siguruar vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik të këtij vendi dhe jo të pengojmë ata në rrugëtimin e tyre për interesin e qytetarëve të këtij vendi”, u shpreh Kryetari Bashota, i cili bëri thirrje për zbulimin e këtij rasti. 

Në 16- vjetorin e vrasjes së Ismet Rracit, janë bërë homazhe dhe vënë kurora lulesh në varrin e tij në fshatin Siqevë dhe pranë bustit të tij në oborrin e Komunës së Klinës, ndërsa në një ceremoni janë zbuluar edhe fotografitë e kryetarëve të Komunës së Klinës nëpër vite. 

Në emër të familjes, djali i të ndjerit, Asim Rraci, falënderoi Komunën e Klinës për organizimin e kësaj akademie dhe bëri thirrje te organet e drejtësisë për zbulimin e rastit të vrasjes enigmatike të babait të tij, Ismet Rracit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat