Vetëvendosje: Drejtori i Arsimit në Vushtrri shpall konkurs dhe punëson veten

Peja

Vetëvendosje: Drejtori i Arsimit në Vushtrri shpall konkurs dhe punëson veten

Më: 5 maj 2017 Në ora: 08:54
Vetëvendosje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në fushën e arsimit në këtë komunë.

Sipas VV-së, në konkursin e fundit për pozitën: Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Lartë,drejtori i Arsimit, Musaj Tërbunja, ka punësuar veten.

“Kjo është vetëm një nga shkeljet e radhës që argumenton fuqishëm politizimin e skajshëm të arsimit në Komunën e Vushtrrisë, e cila sillet me pushtetin sikur të ishte pronë e tyre partiake, duke i shërbyer interesit partiak në radhë të parë, por kursesi interesit publik dhe vlerave të mirëfillta të arsimit”.

“Me këtë qasje të vazhdueshme as që mund të presim ndryshime pozitive në fushën e arsimit e as të presim rezultate ndryshe nga ajo që ka dhënë rezultati i PISA-s për arsimin në vend”, thuhet në një njoftim të kësaj lëvjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat