Në Klinë u mbajt koncert i muzikës korale - Bota Sot
Në Klinë u mbajt koncert i muzikës korale

Peja

E martë, 26 shtator 2017

Në Klinë u mbajt koncert i muzikës korale

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:35
Koncerti në Klinë

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Rasim Gashi, në Kishën "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, u mbajt koncert i muzikës korale me interpretime të autorëve të muzikës kosovare e që morën pjesë një numër i konsiderueshëm i adhuruesve të këtij arti muzikor me udhëheqës artistik dhe mjeshtër të korit e nën dirigjimin e udhëheqjen artistike të maestro mr. Memli Kelmendi.

Me një program të pasur kulturo artistik të zhanrit të muzikës klasike, artistët e korit shqiptar "SIPARANTUM CHOIR" nga Peja interpretuan veprat të kompozitorëve të ndryshëm botëror: Adoramus te / Domenico Bartolucci, Crucem tuam / Domenico Bartolucci, Counting Music / Chirs Laëry, Signore delle cime /Bepi de Marzi, Kopile moj kopile ( Ar. për zë, flautë, gitarë  dhe kor femrash, Memli Kelemndi), Albana Nila vokal, Blerina Zeka flautë, Luan Sapunxhiu, gitarë, Salve Regina /Josip Degl’ Ivellio, Agnus Dei / Memli Kelmendi, Aver Verum Corpus / Josip Degl’ Ivellio, Tantun Ergo / Josip Degl’ Ivellio, Dua më shumë Shqipërinë / Thoma Avrami, ( ar. për solist ,kor dhe piano , Memli Kelemdni), Azem Lukaj, tenor, Ardea Buquku piano, Lux Armuque / Eric Ëhitarce - Arita Bajraktari, Lacrimosa / Zbignieë Preisner ( Ar. për solist, kor dhe ansambël cameral, Memli Kelmendi ) – Arita Bajraktari, soprano ( Ansambli: Leufat Buquku, violinë: Blerina Zeka, Flautë: Vilson Biba, Granit Sinani, klarinetë: Durim Jashari, dhe Marigo Belegu, organo.) Koncerti në fjalë u mbyll me këngën perlë të muzikës klasike Lacrimosa / Zbignieë Preisner (Ar. për solist, kor dhe ansambël cameral, Memli Kelmendi ) – Arita Bajraktari, soprano.

Njëherit pjesëmarrës i koncertit të kësaj mbrëmje përveç artdashësve të tjerë Klinas, ishte edhe kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota me bashkëunëtorë i cili shprehi kënaqësinë e tij në pjesëmarrje i cili veç tjerash potencoi duke thënë se pjesë përbërëse e shtetit tonë është edhe muzika klasike ndaj uroj dirigjentin dhe solistët në fjalë duke i’u dëshiruar suksese në lëmin e artit klasik. Në emër të komunës, kryetari Bashota ndau ndau mirënjohje të veçanta për dirigjentin maestro mr. Memli Kelmendin, dekanin e Pejës e famullitarin don Lenc Sopin e prof. Rasim Gashin.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test