Pastrohet Peja në Ditën e Ambientit

Peja

Pastrohet Peja në Ditën e Ambientit

Më: 24 maj 2017 Në ora: 12:37
Peja pastrohet

Aksioni për pastrimin e mbeturinave është mbajtur edhe në qytetin e Pejës.

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, po mbahet në tërë Kosovën në  Ditën Ndërkombëtare të Ambientit. Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

 Rejhan Kurbaseviq nga “Let’s do it Kosovo” tha se kanë dalë  që të pastrojnë qytetin bashkë me nxënësit në mënyrë që të vetëdijesohen qytetarët për rëndësinë që ka ruajtja e ambientit.

 Kubaseviq: Të jemi çdo ditë të vëmendshëm për pastërtinë e qytetit

 “Sikur në të gjithë komunat e tjera edhe ne së bashku më nxënës të shkollave fillore dhe me vullnetarë kemi dalë që ta pastrojmë qytetin tonë që Ta bëjmë edhe më të bukur dhe më të pastër. Dhe le të jetë një motiv për ne që jo vetëm sot të jetë dita e pastrimit por të jemi të vëmendshëm çdo ditë për mbeturinat dhe të kujdesemi gjithmonë për qytetin tonë”, tha Kubaseviq.

 Nxënësit e klasave të gjashta të shkollës fillore “Asdreni” në Pejë së bashku më kujdestarët e klasave kishin dalë  që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative për pastrimin e qytetit.

Jon Zefaj nxënës i kësaj shkolle tha se është më  mirë që qyteti të ruhet çdo ditë sesa të pastrohet vetëm në një ditë të caktuar.

Zefaj: Më mirë ta mbajmë qytetin e pastër çdo ditë sesa ta pastrojmë vetëm një ditë

 “Sot kemi dalë që ta pastrojmë Kosovën sepse sot është Dita Ndërkombëtare për Pastrim të Kosovës. Ne kemi dal këtu që ta pastrojmë dhe të mos i hedhim mbeturinat në tokë çdo ditë. Më mirë ta mbajmë qytetin e pastër çdo ditë  se ta pastrojmë vetëm një ditë”, tha Jon Zefaj.

Për Robert Krasniqin, Dita e Ambientit ka rëndësi të veçantë për faktin se qytetarët kanë mundësi të pastrojnë qytetin dhe pastaj të jenë të vëmendshëm ta ruajnë atë.

Krasniqi: Apeloj qytetarët të mos hedhin bërllok

“Në Ditën Ndërkombëtare të Ambientit i apeloj të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturinat vend e pavend në tokë. Në qoftë se ne nuk e ruajmë vendin tonë atëherë askush nuk do ta ruaj”, tha Roberti.

Kjo ishte hera e gjashtë që “Let’s do it Kosovo” zhvillon aktivitete të tilla për pastrimin e qytetit të Pejës.

Aksionit iu ka bashkuar për ta pastruar qytetin iu ka bashkuar edhe kryetari i i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri. /N.Jakupi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat