VV: Peja e vendosur, 11 qershori do të jetë dita e ndryshimit

Peja

VV: Peja e vendosur, 11 qershori do të jetë dita e ndryshimit

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 20:31
Lëvizja Vetëvendosje në Pejë

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur tubimin në Pejë me frazën “Peja është lulja e Dukagjinit e vyshkur nga pushteti, dhe vetëm duke larguar këtë pushtet mund të lulëzojë Peja dhe e gjithë Kosova”.

Në fjalën hapëse, nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe kandidatja për deputete, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku përsëriti rëndësinë qendrore për Vetëvendosjen të idesë së barazisë.

“Aty ku nuk ka barazi për të gjithë, nuk mund të ketë barazi për grupe të ndryshme, apo për individ dhe vetëm ku ka barazi sociale ka ndryshim. Mos votoni për hir të së kaluarës, por për hir të së ardhmes”, ishte porosia me të cilën Mulhaxha-Kollçaku e mbylli fjalën e saj duke u bërë thirrje për pejanët që të votojnë Vetëvendosjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat