Veseli: Vetëm Serbia duhet të shqetësohet nga ekipi i lirisë - Bota Sot
Veseli: Vetëm Serbia duhet të shqetësohet nga ekipi i lirisë

Peja

E martë, 26 shtator 2017

Veseli: Vetëm Serbia duhet të shqetësohet nga ekipi i lirisë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 14:52
Lideri i PDK-së Kadri Veseli gjatë takimit me qytetarët e Pejës

Lideri i PDK-së Kadri Veseli gjatë takimit me qytetarët e Pejës, tha se koalicioni PDK-AAK-Nisma, është koalicioni i fitores në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai tha se ky është një koalicion i dritës dhe lirisë dhe se nga ky koalicion mund të shqetësohet vetëm Serbia.

Veseli: Nga koalicioni i lirisë, duhet të frikësohet e shqetësohet vetëm Serbia

“Me 11 qershor votone partinë, e cila ka ndryshuar Kosovën tuaj. Ka ndryshuar Pejën, e  cila i ka hapur perspektive Kosovës. Votone koalicionin e fuqishëm, koalicionin e madh. Një koalicion i cili nuk është i drejtuar kundër askujt, i cili është për ju, për qytetarët e Republikës sonë. Është për paqen stabilitetin për vëllazërinë mes nesh. Është një koalicion i cili është i dritës, i Kosovës perëndimore. Kam një mesazh për të gjithë ata që i frikësohen këtij koalicioni. Nuk ka askush që është shqiptar, që është qytetar i Republikës së Kosovës,  që e do shtetin e vet, që duhet të jetë i shqetësuar kur bashkohet ekipi i lirisë. A din kush duhet të shqetësohet. Vetëm Serbia duhet të shqetësohet. Nuk do ta ketë lehtë“, tha Veseli në Pejë.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli tha se Fillimi i Ri i duhet vendit, pasi që ai  do qetësi, zhvillim ekonomik dhe ndërmarrësi të fuqishme. Ai premtoi mbrojtje për ndërmarrësit, të cilët e zhvillojnë Kosovën, e po ashtu përkrahje edhe për bujqësinë. Veseli përsëriti mbështetjen për mjekët, duke thënë se nuk do të ketë asnjë mjek,  e asnjë specializant, që do të mbetet pa punë.  Ndërsa tha se fuqizimi i gruas dhe rinisë do të jetë prioritet. Ndërkaq ripërsëriti që gjatë katër viteve qeverisje, do të ketë ngritje të pagave  prej 30 përqind në sektorin publik dhe rritje të pensioneve.

Veseli: Kush mund ta zhvillojë Kosovën, më mirë se ne

“Me 11 qershor qetë denjësisht vëllazërisht të shkojmë të votojmë për fuqizimin e sovranitetit tonë. Për një jetë më të sigurte në atdheun tonë. Të votojmë Për një zhvillim ekonomik. Të votojmë që Kosova jonë të jetë një vend krenar. Në të njëjtën kohë të jetë përkrah parterëve me të fuqishëm të botës demokratike përkrah SHBA -ve . E kush mund ta bëjë këtë më mirë, kush është më i aftë ta bëjë këtë. Kush është më i gatshëm ta bëjë këtë. Kush është më i guximshëm ta bëjë këtë,  se sa fillimi i ri PDK”, tha ai.

Ndërkaq kryetari i PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, tha se me 11 qershor do të festojnë fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Haliti tha se koalicioni PDK-AAK-Nisma është koalicion i dritës, edhe pse të tjerët po e quajnë koalicion të territ.

Haliti: Lepujt s’mund të quhen koalicion i dritës, por ata që kanë çliruar vendin

“Në fushata nganjëherë ashpërsohet gjuha. Ne nuk kemi gjuhë të ashpër. Por disa e kanë ashpërsuar përmes kobureve të tyre mediatike. Po bëjnë akuza dhe në angazhimet e tyre. Kanë të drejtë ta quajnë koalicioni i natës, sepse ne e kemi shpallë, ka qenë natë atë natë.  Por ajo ka qenë strategjia jonë e përbashkët  dhe nuk jemi fshehur para askujt. Nëse na quajnë koalicion i territ, dua të iu them që ky është koalicioni i dritës. Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë, që lepujt të quhen koalicion i dritës. Lepujt nuk quhen koalicion i dritës. Luftëtarët, ata që e kanë çliruar vendin, quhen koalicion i dritës dhe do të mbesin përgjithmonë koalicion i dritës”, tha Haliti.

Përveç Pejës, PDK-ja do të mbajë tubime zgjedhore edhe në Istog, Klinë dhe në Zhabar të Mitrovicës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test