AAK reagon për incidentin e sotëm në Pejë - Bota Sot
AAK reagon për incidentin e sotëm në Pejë

Peja

E martë, 26 shtator 2017

AAK reagon për incidentin e sotëm në Pejë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 17:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas incidentit që ka ndodhur sot në Pejë ku katër persona kanë mbetur të plagosur.

“Incidenti i sotshëm në Pejë, ku për pasojë pati plagosjen e dy fëmijëve dhe dy të rriturve është i papranueshëm dhe rëndë i dënueshëm.  Kërkojmë nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta zbardhin sa më parë rastin në fjalë. Kosova nuk mund dhe nuk do të jetë vend i pasigurt për qytetarët e saj. Forca e ligjit do t’i godasë pa mëshirë të gjithë ata që do të guxojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve, pronën, apo lirinë e tyre”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test