Caktim paraburgimi ndaj të pandehurit në Pejë

Peja

Caktim paraburgimi ndaj të pandehurit në Pejë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 22:29
ilustrim

Pejë, 16 qershor 2017 – Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore te Pejës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurit P.G.

I pandehuri P.G. shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje e rende nga neni 179 par. 1 pika 1.5 te KPRK-së dhe vepër penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par. 1 lidhur me par. 5 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të  llogaritet nga dita e arrestimit të pandehurit me datë 16.06.2017 dhe do të zgjasë deri me datën 16.07.2017.

“I pandehuri është paraburgosur si i dyshuar kryesor se me date 20.07.1991 rreth orës 08:00 ne oborrin e Restorantit “Fontana “të Klinës, me dashje me arme te zjarrit ka privuar nga jeta tani te ndjerin A.M. me çka ka kryer vepër penale nga neni 30 al.2 pika 2 te Ligjit Penal te Kosovës i cili ka qenë në fuqi në atë kohe”.

Për shkak se i  pandehuri ka qenë në arrati, ndaj të pandehurit është lëshuar urdhër arresti vendor, e me pas në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë se Republikës së Kosovës është lëshuar letër rreshtimi ndërkombëtar dhe me datën 16.06.2017 i pandehuri është arrestuar nga policia e Kosovës dhe po atë ditë është sjell ne gjykatë.

Palët  gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat