Një baba e katër djemë të vrarë – si u farua një familje për “mexhë” - Bota Sot
Një baba e katër djemë të vrarë – si u farua një familje për “mexhë”

Peja

E premte, 17 nëntor 2017

Një baba e katër djemë të vrarë – si u farua një familje për “mexhë”

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 21:29
Familja Berisha ka hapur të pame

Vrasja e kryefamiljarit të familjes Berisha në Kosuriq të Pejës para shumë vitesh, kishte lënë të hapur një çështje pronësore që do shndërrohej në makthin e kësaj familjeje. Kjo çështje, për të cilën vdiq babai i Arsim dhe Ramiz Berishës, ua mori jetën të premtën edhe dy djemve të tij.

Arsim dhe Ramiz Berisha u gjetën të vrarë mbrëmjen e së premtes në malin afër fshatit Kosuriq të Pejës. Familjarët e familjes dyshojnë se dy vëllezërit Berisha vdiqën për të njëjtën çështje pronësore.

“E kanë pasë një telash këtu me një kojshi për një mexhë, por qaj njeri është në burg. Ai iu ka pasur borxh këtyre dhe jo këta atyre”, ka thënë sot njëri nga familjarët e tyre.

E për këtë çështje pronësore dyshohet se ishin vrarë edhe dy djemtë e tjerë të familjes në vitin 2006, të cilët po kërkonin gjak për të atin, shkruan Insajderi.

“Babi i tyre… viti nuk më kujtohet, por e di që është vrarë para lufte. Ai i ka lënë këta jetimë. Ndërsa dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, janë vrarë në gusht të vitit 2016; që i bien 11 vjet përpara”, ka thënë një afërm i viktimave.

Që ga para-lufta e deri sot, problemi me mexhë bëri që të vdesin katër burra të familjes Berisha, në të cilën tashmë kanë mbetur vetëm nëna e vëllezërve që ndërruan jetë mbrëmë dhe gruaja e Ramiz Berishës, e cila është shtatzënë.

Policia e Kosovës ndërkohë, ka arrestuar tre persona për vrasjen e dy vëllezërve Berisha.

Po ashtu, është arrestuar edhe një person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit, e që bëhet fjalë për personin që ishte bashkë me dy vëllezërit në momentin kur u vranë.

Arsim Berisha ishte 32 vjeç, ndërsa vëllai i tij Ramizi, 27 vjeç.

Lajme të ndërlidhura

Familja panxha mohon vrasjen e dy vëllezërve

Zbulohen motivet e vrasjes së dy vëllezërve në Pejë

Dy të vrarët në Pejë janë vëllezërit e dy të vrarëve 10 vjet më parë

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test