Familjarët e të arrestuarve, për vrasjen në Pejë: Me familjen e te vrarëve kemi miqësi

Peja

Familjarët e të arrestuarve, për vrasjen në Pejë: Me familjen e te vrarëve kemi miqësi

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 22:09
Haxhi Pangja

Dy vëllezër janë gjetur të vrarë mbrëmë buzë malit, në fshatin Kryshec të Pejës. Gjetjen e trupave e konfirmoi për RTV Dukagjinin, kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Muhamet Bardheci, familjar i te vrarëve ka thëne se dy nipërit e ti kanë shkuar ne mal për t’u furnizuar me dru dhe nga aj moment nuk janë kthyer me. Ai tregon se 11 vite me pare, po kësaj familje i u janë varra edhe dy djem tjerë

“Ata janë vra këtu ne një mal, qe quhet Lugu i Ternikut. Kanë shku me marr një kerr dru. Një shok që e kanë pas me vete, ai ka shpëtu dhe ka ardhë e ka informu familjen që na kanë gjuejt”, ka thënë Bardheci.

Zekë Krasniqi dyshon se rasti ka të bëjë me vrasjen e 11 viteve me pare.

“Kjo vrasje ka të bëjë me rastin e mëhershëm të vëllezërve të tyre, njëmbëdhjetë vjet më parë, sepse këta nuk kanë pas probleme me askënd tjetër” ka thënë Krasniqi.

Ne anën tjetër, Haxhi Pangja, vëllai i tre te arrestuarve, ka thëne se po ndjehet i befasuar në lidhje me ngjarjen pasi, sipas tij, familja Pangja dhe ajo Berisha janë te miqësuara në mes vete.

“Nuk kemi ditë asgjë vetëm kur e kemi par policin në shpi. Me ata persona ne s’kemi pasë asnjëherë problem. Nuk kemi të bëjmë me atë punë. Jemi befasuar kur kemi dëgjuar”, ka deklaruar Pangja.

Mehmeti Bardheci ka thënë se vrasja e dy vëllezërve në Kosuriq çon në pesë numrin e të vrarëve në një familje, pasi qe Babai i viktimave ishte vrarë para luftës për çështje pronësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat