Forumi Rinor i LDK-së në Klinë ia numëron mashtrimet Bashotës

Peja

Forumi Rinor i LDK-së në Klinë ia numëron mashtrimet Bashotës

Nga: B.S Më: 9 gusht 2017 Në ora: 21:06
Sokol Bashota

Forumi Rinor i LDK-së, dega në Klinë, përmes një komunikate për media, ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Komunës, Sokol Bashota.

“Sokol Bashota pak muaj para zgjedhjeve lokale po mundohet të iu hedhë hi syve qytetarëve të pafajshëm klinas, duke u munduar t'i mashtroi ata me projektet e arritura nga Ministria Qendrore e Infrastrukturës, (Minstri z.Lutfi Zharku).Bëhet fjalë pikërisht për projektin e rregullimit të rrugës Ujmirë-Klinë që kostoja financiare e kësaj rruge është 1milion€,para këto të dhuruara nga ministri Zharku. Ndërsa në fjalimin e Sokol Bashotes thuhet se ky projekt është financuar nga Komuna e Klinës nëpërmjet vetë atij (Sokol Bashotes). Pra, është rasti që për një rrugë shiriti prehët dy herë”, thuhet ndër tjera në këtë komunikatë, përcjellë “Bota sot”.

Ja komunikata e plotë:

Forumi Rinor i LDK-së në Klinë çdoherë është zë i fortë për qytetarët e Klinës, dhe asnjëherë nuk lejojmë që kryetari i Klinës Sokol Bashota të mashtroi qytetarin sepse nga ne konsiderohet krim i madh në botën e civilizuar.

Sokol Bashota pak muaj para zgjedhjeve lokale po mundohet të i'u hedhë hi syve qytetarëve të pafajshëm klinas, duke u munduar t'i mashtroi ata me projektet e arritura nga Ministria Qendrore e Infrastrukturës, (Ministri z.Lutfi Zharku).Bëhet fjalë pikërisht për projektin e rregullimit të rrugës Ujmirë-Klinë që kostoja financiare e kësaj rruge është 1milion€,para keto të dhuruara nga ministri Zharku. Ndërsa në fjalimin e Sokol Bashotes thuhet se ky projekt është financuar nga Komuna e Klinës nëpërmjet vetë atij (Sokol Bashotes). Pra, është rasti që për një rrugë shiriti prehët dy herë.

Mashtrimi tjetër i qeverisjes lokale në Klinë që bëri të ngrit fuqishëm zërin e Forumit Rinor të LDK-së është ajo që Kryetari i Klinës gjate fjalimit të tij në vazhdimësi përdori atë që do ta ndërtoi edhe shkollën në fshatin Ujmirë a në realitet në ketë fshat ekziston shkolla, shkollë kjo se nga mos qeverisja e mirë e pushtetit lokal nga 850 nxënës tani ka dikund vetëm rreth 250 nga tre fshatra: Ujmirë, Dobërdol, Shtaricë.

Qytetaret e Klinës ende vazhdojnë të kenë probleme me ujin e pijes, problem ky i cili sipas Bashotes është rregulluar me "ndërtimin" e fabrikës së ujit në Klinë.

Janë vetëm tri mashtrime të Bashotes që ne sot ngritëm zërin por ne nuk ndalemi do vazhdojmë të publikojmë edhe skandalet e tjera të pushtetit lokal sepse ne jemi me ju qytetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat