Mbahet panairi "Kosova Perëndimore: Vendi për të jetuar”

Peja

Mbahet panairi "Kosova Perëndimore: Vendi për të jetuar”

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 07:41
Peja

Sot në Pejë mbahet Panairi Veror për Sipërmarrje me titull "Kosova Perëndimore: Vendi për të jetuar, punuar, relaksuar dhe investuar".

Ky aktivitet organizohet nga Asociacioni i Agjencive për zhvillim Rajonal (ARDA) / RDA-Perëndim në bashkëpunim me komunat e rajonit perëndimor ekonomik në ditën ndërkombëtare të të rinjve dhe në koordinim me “MC Steelwings”.

Panairi i Verës është dizajnuar që t’i ofrojë bizneseve pjesëmarrëse një mundësi për të promovuar produktet e tyre, ndërsa për komunat një rast për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit me fokus në promovimin e potencialeve turistike dhe shërbimeve që ofron rajoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat