LDK në Junik e mobilizuar për fitore në zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Peja

LDK në Junik e mobilizuar për fitore në zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Nga: Adem Lushaj Më: 27 gusht 2017 Në ora: 21:59
Takimi i deges se LDK-se në Adem Lushaj

Dega e LDK-së në Junik është e mobilizuar për fitore në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ngase këtë e do qytetari i kësaj komune, pasi që janë lodhur nga qeverisja e keqe e AAK-së.

Kështu është thënë në takimin e Grupit për këshilltar komunal me kryetarin e degës Ruzhdi Shehu dhe kandidatin për kryetar komune, Tahir Isufaj. 

"Jemi duke bërë gjitha përgatitjet për ta kthyer qevsrisjen e LDK-së në Junik, qeverisje e cila kishte vënë themelet e një komune funksionale, nga statusi që kishte Pilot Komunë", është shprehur kryetari i degës Ruzhdi Shehu, i cili ka rikujtuar kohën kur Juniku drejtohej nga LDK dhe kryetari i saj, Tahir Isufaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat