Kelmendi: Peja është shndërruar në “Luna park”

Peja

Kelmendi: Peja është shndërruar në “Luna park”

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 19:39
Kandidati për kryetarë të Pjesës nga Nisma për Kosovë, Sali Kelmendi

Kandidati për kryetarë të Pjesës nga Nisma për Kosovë, Sali Kelmendi ka prezantuar programin qeverisës për katër vite e ardhshme. Ai para simpatizantëve të Pejës, është zotuar se do të angazhohet në krijimin e një qyteti me rend dhe ligj në urbanizëm, duke thënë se këtu janë bërë keqpërdorime të mëdha në urbanizëm.

Kelmendi: Peja ka ujë, po gjysma e qytetit është pa ujë

“Do të angazhohem me vu ligj dhe rend në urbanizëm edhe në inspekcion komunal, për arsye se këtu ka të meta të mëdha dhe keqpërdorime të mëdha. Do të angazhohem me zgjedh çështjen ujit. Peja është e pasur, ka 1300 litra ujë në sekondë, që mjaftojnë për 600 mijë banorë. Besoni, apo mos besoni, ka 5-6 ditë që gjysma e Pejës është pa ujë. Duhet të bëhen përpjekje, duhet të punohet në ujërat e zeza, nuk ka tregje të gjelbra”, tha Kelmendi.

Ai ka kritikuar edhe udhëheqjen aktuale madje ka thanë se nga keqqeverisja e Komunës, Peja ka mbetur prapa.

Kelmendi: Peja është shndërruar në “luna park”

“Peja siç e dini është nja nga qytetet kryesore të Kosovës. Ka qenë e dalluar edhe për begatitë e veta, historinë e vet, kulturën, për bukurit që ka, por edhe për resurset që posedon. Faktikisht jemi dëshmitarë, Peja sot i përngjan  pak a shumë të lindjes së mesme ose orientale, ku nuk vërehet ndonjë progres i shekullit 21. Unë mendoj që qeverisja e keqe është fajtorja kryesore.  Unë do të përpiqem që qytetarëve të Pejës t’ju ofroj një kandidat me kompetencë, me përkushtim edhe me ndershmëri. Moto kryesore e imja është ‘Peja e qytetarëve e jo Peja e klaneve’. Përpos neglizhencës ka edhe mos dije, nuk ka kreativitet, nuk ka njohuri . Fatkeqësisht drejtuesit e Pejës nuk kanë treguar se dinë më shumë se sa shkëpusin pronën shoqërore edhe t’ia inkorporojnë klaneve, ta varfërojnë qytetarin e thjeshtë. Sheshi është shndërruar në ‘luna park”, tha Kelmendi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se tashmë qytetarët janë vetëdijesuar dhe e dinë se kujt t’ia japin votën. Krasniqi u tha pejanëve se që nga pas lufta e këndej, kanë pasur qeverisje të keqe dhe se ata duhet ta peshojnë votën e tyre.

Krasniqi: Peshojeni votën

“Vota kur të epet vërtet duhet të peshohet. A e kemi peshuar votën gjatë këtyre viteve të pasluftës? Konsideroj që jo dhe ndoshta kanë qenë rrethanat që mos të mendojmë shumë se kur po e adresojmë votën. Jemi diku 18 vite e më shumë pas luftës , jemi 10 vite pas pavarësisë së Kosovës dhe stabilitetin e shtetit e kemi shumë larg. Perspektivën e qytetarëve nuk po e shohim në shtetin e pavarur dhe sovran. Shumë djem e vajza që ka lindur, e sidomos janë rritur në Kosovë perspektivën e tyre nuk e shohin në Kosovë, po jashtë Kosovës. Për mua është shumë e dhimbshme. Kemi bërë kryeministria, ministra, deputetë, e president që bash asnjë argat në jetën  tyre nuk ja kanë bërë këtij vendi dhe këtij kombi. Mendoj që ka ardhur koha që të gjithë votuesit e rijnë e të vjetër, të mendojnë shumë kur e adresojnë votën e tyre”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat