Sabiha Shala prezanton projektin 16 milionësh për Pejën

Peja

Sabiha Shala prezanton projektin 16 milionësh për Pejën

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 19:32
Ilustrim

E kandiduara për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala ka shpalosur projektin madhor të cilin komuna ku ajo ka hedhur kandidaturën do ta ketë gjatë qeverisjes së saj.

Përmes një prononcimi të dhënë nga vet kandidatja për kryetare, ajo ka shpalosur detaje që tregojnë për realizimin e projektit që mbanë shumën prej 16 milion euro. Ky projekt garanton 500 vende pune për qytetarët e kësaj komune.

Shala ka përmendur edhe shumë projekte të tjera, të cilat do ti bëjë publike gjatë javëve në vazhdim.

Programi i Projekteve që kandidatja për kryetare të Pejës Sabiha Shala tashmë ka prezantuar, është një program i cili është i provuar me metoda më efektive të cilat qëndrojnë përbrenda kostos dhe periudhës kohore të paraparë.

Shala në programin e saj ka hartuar gjithsej 37 projekte, të cilat përfshijnë shuma milionëshe në realizimin e tyre. I gjithë ky numër i madh i projekteve të parapara për qeverisjen e ardhshme, është hartuar në atë formë që garanton përfundimin e plotë të të gjitha projekteve me kohë.

Sabiha Shala synon grumbullimin e të ardhurave që do t‘i mbulojnë të gjitha këto projekte kapitale me qëllim që të financohen nga buxheti komunal, buxheti i shteti, partneriteti publiko-privat si dhe një pjesë nga donatorët.

Një nga projektet më të mëdha nga programi i kandidates  është projekti që përbën një nga fushat kryesore të programit të saj, urbanizmin.

Fushës së urbanizmit i është bërë një analizë e detajuar e kërkesave të trafikut. Nga kjo analizë Sabiha Shala ka ardhur në përfundim se qytetit të Pejës medoemos i duhet “Stacioni i Autobusëve dhe kompleksi Afaristo-Tregtar“.

Ky projekt do të ndërtohet përmes partneritetit publiko-privat, i cili përmban stacionin e ri modern të autobusëve, parkingun nëntokësor, rrugën mbi hekurudhë, pjesën e afarizmit si dhe pjesën e hapësirave që komuna do t’i jap për inkubatorët e bizneseve dhe këtu do të hapet edhe një Qendër e Inovacionit dhe organizata të ndryshme.

Ky është një projekt ideor prej rreth 20 mijë metra katror cili është punuar në detaje.Vlera investimit që parashihet ta bëjë investitori përmes PPP-së është 16 milionë Euro.

Në këtë projekt do të ndërtohet një parking nëntokesor prej 3 katësh me hapësirë shfrytëzimi prej 10 mije metra katrorë. Ideja e realizimit të këtij projekti është shkarkimi i trafikut urban që i duhet urgjentisht Pejës. Ky projekt  lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve në qendër të Pejës.

Brenda 4 viteve të punimeve në këtë projekt parashihet të hapen rreth 300 vende të reja të punës. Ndërsa pas përfundimit të tij në efekt zingjiror ky investim do të gjeneroj rreth 500 vende të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat