Punëtorët në Pejë kapen në flagrancë duke vjedhur 60 mijë euro nga kompania ku punonin

Peja

Punëtorët në Pejë kapen në flagrancë duke vjedhur 60 mijë euro nga kompania ku punonin

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 13:59
Ilustrim

Pejë, punëtorët kapen në flagrancë duke vjedhur 60 mijë euro nga kompania ku punonin

Në një rast të cilësuar si “keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”, Policia e Kosovës më 28 shtator në orën 13:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë ka arrestuar dy të dyshuar për tentim-vjedhjeje të 60 mijë eurove.

“Ankuesja femër K-Shqiptare, gjatë regjistrimit të mallit në kompaninë ku punon, ka vërejtur se dy punëtorë, njëra femër dhe tjetri mashkull K-Shqiptarë, kanë keqpërdorur pozitën e tyre duke mos regjistruar dhe faturuar mallin me vlerë rreth 60.000 euro”, thuhet në raportin e PK-së.

Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat