Shala premton se do ta kthejë komunën në shërbim të qytetarit

Peja

Shala premton se do ta kthejë komunën në shërbim të qytetarit

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 18:31
Shala ka vazhduar fushatën elektorale në lagjen 7 Shtatori

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala ka vazhduar fushatën elektorale në lagjen 7 Shtatori, ku ka theksuar se pas 22 tetorit do të bashkëqeverisin me qytetarët, pasi është formula e vetme për ta kthyer Komunën në shërbim të qytetarit.

“Me energji e vullnet dhe e vendosur për të ndryshuar çdo lagje e çdo cep të Pejës.

Nuk mund të ndodh ndryshe kur të ofrohet kjo mbështetje e sinqertë nga secili. Kështu siç u pritëm edhe sot nga banorët e lagjes 7 Shtatori.

Kështu do jemi edhe mbas 22 tetorit. Do të bashkëqeverisë me qytetarët.

Kjo është formula e vetme për të kthyer Komunën në shërbim të qytetarit e për të shpenzuar paranë publike në interes të tyre.

Ky nuk është premtim, është zotim!  Bashkë për #ForcëneNdryshimit #PDK94”, ka shkruar Shala në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat