Sabiha Shala: Depolitizimi i arsimit është prioriteti im - Bota Sot
Sabiha Shala: Depolitizimi i arsimit është prioriteti im

Peja

E enjte, 14 dhjetor 2017

Sabiha Shala: Depolitizimi i arsimit është prioriteti im

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 22:02
Sabiha Shala

Kandidatja për kryetare të Pejës nga PDK-ja, Sabiha Shala ka takuar mësimdhënës të të gjitha niveleve, para të cilëve ka prezantuar platformën qeverisëse në mandatin e saj katërvjeçar, duke u ndalur më shumë në platformën për arsim.

Ajo para mësimdhënësve ka theksuar se gjendja në arsim është e rëndë dhe kjo ka ndodh si rezultat i neglizhencës së pushtetit lokal, për t’i bërë përmirësimet e nevojshme në këtë sektor.

Shala u zotua se në mandatin e saj do të kujdeset për digjitalizimin e shkollave, ngritjen e cilësisë në arsim, po ashtu dhe për depolitizimin e arsimit.

Ndër të tjera Sabiha Shala mësimdhënësit i konsideroi si një nga kategoritë më të rëndësishme që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test