Veseli: Sabiha një zonjë çelik për Pejën

Peja

Veseli: Sabiha një zonjë çelik për Pejën

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:45
Sabiha Shala

Peja e ka një mundësi që më 22 tetor ta ketë një kryetare e cila është e denjë për qytetin e Pejës me përkrahje të çdo segmenti të shoqërisë, si afër biznesit, fermerit, gruas, edukatores , arsimtares dhe profesorit.

Kështu u shpreh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë një takimi me gra ndërmarrëse, kryefamiljare dhe studente nga Peja, i cili tha se Peja do të jetë një qytet shumë më i bukur dhe më i zhvilluar që do t’i ndihmojë edhe Republikës së Kosovës.

Kryetari Veseli theksoi se Pejës i duhet një vizion të cilin e posedon Sabiha Shala, kandidate për kryetare të Pejës .

Po ashtu ai tha se Shala si kryetare e komunës do të jetë kryetarja më e pavarur, sepse ka për t’i dhënë llogari vetëm qytetarëve.

Kryetari Veseli shprehet i sigurt në fitoren e Sabiha Shala më 22 tetor sepse sipas tijn  ka përkrahje të madhe nga qytetarët e Pejës, e veçmas edhe nga graët. Ai tha se si kryetar i PDK-së ndihet shumë krenar që është e vetmja parti politike në Kosovë,  e cila ka propozuara tri kandidate për kryetare.

Sipas Veselit, Sabiha Shala është një zonjë çelik, sepse din saktësisht se cila është e mira e Pejës dhe e mira e çdo qytetari.

 Veseli: Nuk mundet me ec ky vend përpara pa e marr përgjegjësinë 50 përqind femrat

“Jam shumë i bindur nuk mundet me ec ky vend përpara, as nuk do të ec ky vend përpara qoftë në proceset integruese euroatlantike që janë procese strategjike, qoftë në zhvillimin ekonomik dhe në emancipimin e vet pa e marr përgjegjësinë 50 përqind atë që e ka krijuar Zoti, e ato janë femrat. Nuk po flas për të drejtat, por për përgjegjësinë që është e barabartë si e burrit ashtu edhe e gruas. Përgjegjësi të cilat duhet ta kemi për vendin tonë në mënyrë që të ecim përpara. Njëjtën kohë për Pejën e them me plotë siguri se është në të mirën e Pejës, çdo qytetar i Pejës për me ec përpara Peja ka shumë kapacitete zhvilluese, është qyteti i ndërmarrësisë me ndërmarrës më të fuqishme në Kosovë që janë nga Peja, pavarësisht se mundohet dikush me i njollosur”, u shpreh Veseli.

Ai ka shtuar se Peja nuk ka pasur një qeverisje të duhur dhe adekuate deri më tash. Veseli  tha se Shala do ta ketë përkrahjen e fuqishme për të qenë kryetarja më e suksesshme që ka pasur Peja ndonjëherë në ekzistencën e vet.

 Veseli shtoi më tej se me kryetaren Shala,  jo vetëm që do të ketë investime nga përkrahja e institucioneve qendrore, por sipas tij,  do të vinë edhe shumë e shumë donatorë të ndryshëm me e përkrah Pejën.

Veseli: Me Shalën do të ketë investime dhe siguri të plotë në Pejë

“Do të vijnë shumë e shumë investitorë në Pejë, për arsye se është shenja e parë se Peja nuk është qytet i pasigurisë, por qytet i sigurt. Peja nuk është një qytet ku ndodhin konfliktet, por një qytet i emancipimit për arsye se po udhëhiqet nga një grua, e dallimi i madh është nga një qytet ku udhëhiqet nga një burrë dhe një grua”, deklaroi Veseli. 

Kandidatja për kryetare Sabiha Shala u shpreh se me kandidimin e saj, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka dëshmuar se Pejën do ta ndryshojë, do ta bëjë qytet evropian dhe Pejën,  e cila do të jetë e barabartë për të dyja gjinitë, duke kandiduar për herë të parë një kandidate femër për kryetare në komunën e Pejës.

Ajo tha se gjatë fushatës nëpër biznese dhe me qytetarë ka takuar shumë gra të guximshme, por fatkeqësisht në mungesë të përkrahjes së komunës nuk kanë arritur që t’i realizojnë qëllimet e  tyre.

Nuk ka ulje të papunësisë  sipas Shalës nëse në një familje ka gra të papunësuara, dhe gruaja ajo tha se është kusht për zhvillimin ekonomik dhe të shoqërisë.

Shala: Zotohem se gratë do të jenë fokusi i qeverisjes sime

“Jam sot këtu për të dëshmuar dhe zotuar se gratë do të jenë fokusi i qeverisjes sime. Nuk do të ketë projekt që do të mbështet nga komuna në rast se gruaja nuk do të përfitoj nga ky projekt. Nuk do të ketë mbështetje për biznese nëse nuk e gjejmë rolin e gruas në atë biznese. Po ashtu nuk od të ketë ulje të papunësisë nëse në një shtëpi punon një mashkull, kurse katër femra nuk punojnë. Unë ju bëjë thirrje nga këtu që të përçoni mesazhin te çdo qytetar i Pejës, femra apo gruaja është kusht për zhvillim ekonomik”, deklaroi Shala.

Kandidatja për kryetare zotohet se do të jetë e barabartë në qeverisje për çdo qytetarë, pa dallim përkatësie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat