AAK prezanton prioritetet e saj për Rugovë - Bota Sot
AAK prezanton prioritetet e saj për Rugovë

Peja

E premte, 15 dhjetor 2017

AAK prezanton prioritetet e saj për Rugovë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:05
Ramush Haradinaj

Dega e AAK-së në Pejë, ka publikuar tre prioritetet për rajonin e Rugovës gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar të qeverisjes së ardhshme, që kanë të bëjnë me Parkun nacional, demarkacionin dhe infrastrukturën.

Njoftimi i degës së AAK-së:

Jo veç INFRASTRUKTURA Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, në të njëjtën linjë me qëndrimet dhe kauzën e kryetarit të saj, kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj për rajonin e Rugovës sqaron edhe njëherë tre TOP Prioritetet e programit qeverisës 4 vjeçar të kandidatit për kryetar të komunës së Pejës, z. Fatmir Gashi.

Tre qëndrimet e AAK-së në Pejë dhe kandidatit të saj z.Fatmir Gashi:

1. “Parku Nacional”: Askush nuk mund të kujdeset më mirë për asnjë zonë në Kosovë se sa banorët e vet asaj zone”. Nga AAK, deputetët e saj, kjo është bërë e qartë kohë më parë edhe me votën kundërshtuese në Kuvendin e Kosovës. Mbetemi në këtë linjë.

2. Demarkacioni: Kauzë tashmë e njohur e z. Ramush Haradinaj. Zgjedhja kryeministër e z. Haradinaj siguron qytetarët e Republikës së Kosovës dhe banorët e brezit kufitar se çështja mbetet në duar të sigurta. Ajo çka kërkohet në këtë fazë prej komunitetit rugovas, është mbështetja me votën e 22 tetorit për kandidatin e AAK-së, z.Fatmir Gashi. Vota për Fatmir Gashin, në rradhë të parë do të thotë votë për të hequr nga qeverisja e Pejës ata që e mbështetën në këto vite demarkacionin aktual. Vota për Fatmir Gashin me 22 Tetor është argument mbështetës për kryeminstrin Haradinaj në qendrimin për ta vendosur kufirin aty ku është, në Çakorr, Kullë dhe Maje të Larta.

3. Infrastruktura: Rugova është specifike për Kosovën. Zgjerimi i rrugës Pejë –Kuqishtë – Çakorr. Lidhja e secilit fshat me asfalt. Për Rugovën ujësjellës dhe kanalizim. Kujdes të shtuar dhe zgjidhje e problemeve përmes KEDS-it në mungesën e energjisë elektrike. Këto janë pikat pa të cilat Rugova nuk ka zhvillim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test