Familja nuk pajtohej me kandidimin e Arif Elshanit

Peja

Familja nuk pajtohej me kandidimin e Arif Elshanit

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 13:56
Sabrie Elshani dhe Arif Elshani

Kandidati nga Iniciativa e Pavarur për Istogun, Arif Elshani nuk e kishte përkrahjen fillestare të familjes së tij për kandidim.

Sabrie Elshani , bashkëshortja e kandidatit tha ajo me shtatë fëmijët nuk e kishin inkurajuar futjen në garë për shkak të rehatisë që kanë me biznesin familjar.

“Kandidimin se kemi pritë si familje njëherë mirë. Nuk patëm qef një biznes familjar, ka pasë punë boll edhe i thamë mos hin po nuk na ndëgjoj”, tha ajo.

Në intervistën për Debat Pernime, Elshani tregoi se kanë dy shtëpi, dy banesa, dhjetë vetura dhe aktivitete të tjera biznesore fitimprurëse.

Ajo po ashtu rrëfeu mbi jetën familjare me burrin dhe zakonet e tij në kujdesin ndaj familjes dhe shtëpisë

“Kafe dy herë n ’jetë s’më ka qit se e ka pasë  punën… Kah të shkon blen dhurata për krejt familje” , tha Elshani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat