Sabiha Shala: Pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e PDK-së në Pejë

Peja

Sabiha Shala: Pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e PDK-së në Pejë

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 23:37
Sabiha Shala

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala fushatën zgjedhore e ka vazhduar në tubimet elektorale ku sonte ka takuar mbështetësit e kandidatit për asamble komunale, Astrit Ademaj.

Shala në këtë tubim ju ka drejtuar qytetarëve se PDK në Pejë është afër fitorës së madhe dhe këtë siç ka theksuar ajo “po e shoh në sytë e secilit prej jush, e kam parë po ashtu edhe në të gjitha takimet e mia që kam pasur me qytetaret e Komunës së Pejës”.

Shala i ka ftuar të gjithë mbështetësit e PDK-së të votojnë masovikisht numrin 94 për forcën e ndryshimit.

Poashtu në fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua edhe kryetari i degës, Xhavit Haliti, i cili theksoi se qëndron prapa çdo premtimi që ka dhënë kandidatja për kryetare Sabiha Shala, sepse Peja më shumë se kur ka nevojë për ndryshim dhe këtë ndryshim po ua ofron Partia Demokratike e Kosovës.

Kandidati për asamble, Astrit Ademaj theksoi se ka ardhur koha që Peja të kalojë në një sistem tjetër të qeverisjes. “Ashtu siç e dini ne kemi një kryetar që shumicën e kohës e kalon nëpër kryshnosha dhe një kryetar që më i rëndësishëm është livadhi, se sa respektimi i ligjit”, tha ai.

Koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri theksoi se përmes qytetarëve është duke e parë fitoren e madhe të PDK-së që do të ndodh me 22 tetor, sepse Peja më shumë se kur ka nevojë për një qeverisje më dinamike dhe transparente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat