Lekaj vizitoi dy projekte rrugore të komunës së Istogut - Bota Sot
Lekaj vizitoi dy projekte rrugore të komunës së Istogut

Peja

E enjte, 14 dhjetor 2017

Lekaj vizitoi dy projekte rrugore të komunës së Istogut

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:37
Pal Lekaj, inspektoi dy projekte rrugore të komunës së Istogut, të cilat do të rikonstruktohen.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inspektoi dy projekte rrugore të komunës së Istogut, të cilat do të rikonstruktohen.

Gjatë kësaj vizite, ministri Lekaj, vizitoi rrugën Lubozhdë-Lug i Butë në gjatësi prej 18 kilometrash.

“Këto dy rrugë kanë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Ne zotohemi para kandidatit për kryetar të komunës dhe para deputetit që do t’i kryejmë obligimet tona dhe kjo rrugë të fillojë në qershorin e vitit që vjen. Ne do të punojmë maksimalisht që të mos stërzgjaten projektet sikur deri më tani nga Qeveritë e mëparëshme, por ju premtoj se punimet e kësaj rruge do të përfundojnë në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Lekaj.   

Ndërsa Gani Dreshaj, kandidat për kryetar të komunës së Istogut tha se kjo rrugë ka një rëndësi të madhe.

“Ju premtojmë qytetarëve që rruga do të përfundohet sa më shpejt pasi që të gjitha kompanitë kanë premtuar që do të bëjnë edhe punë vullnetare, që rruga të ndërtohet sipas standardeve  dhe me gjerë si deri 5 metra e gjysmë”, tha ai.  

Ministri Lekaj gjatë ditës së sotme vizitoi edhe rrugën e Syne – Mokne, që ka një gjatësi rreth 25 kilometra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test