Shala: Banorëve të Gllaviqicës dhe Ramunit do t’u kthehet dinjiteti

Peja

Shala: Banorëve të Gllaviqicës dhe Ramunit do t’u kthehet dinjiteti

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 09:24
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, ka shpalosur platformën zgjedhore në fshatrat Gllaviqicë dhe Ramun të kësaj komune.

Sipas Shalës, qeverisjet e kaluara nuk u kanë ofruar këtyre banorëve atë që ata meritojnë.

Pretendentja për të parën e Pejës ka premtuar se nën udhëheqjen e saj banorëve të Gllaviqicës dhe Ramunit do t’u kthehet dinjiteti.

Postimi i Shalës

Vizitë në fshatin Gllaviqic dhe Ramun, ku shpalosa programin tim qeverisës sikurse në çdo takim tjetër!

Këta njerëz meritojnë më mirë, sepse qeverisjet e kaluara në Pejë nuk i ofruan kushtet e duhura për këta banorë, prandaj shpejt do t'i jepet dinjiteti me qeverisjen time!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat