“LDK e vetmja shpresë dhe besë për Deçanin”

Peja

“LDK e vetmja shpresë dhe besë për Deçanin”

Nga: B.S Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:58
Fushata e LDK-së në Deçan =

Kandidati për asamble komunale në Deçan që vjen nga fshati Strellc, Visar Balaj përmes një letre publike drejtuar qytetarëve të Komunës së Deçanit, ka kërkuar që të votohet për ndryshim, e ndryshim të cilin, sipas tij mund ta bëjë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

"Andaj ju bëjë thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që te dilni sa më masovikisht në zgjedhjet e 22 Tetorit dhe t’i jepni një mbështetje të fuqishme Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Deçanin, sepse ai është shpresa e vetme për ndryshimin e gjendjes në këtë Komunë. Ne jemi shpresë e besë për ju!", shkruan në letrën e tij, Visar Balaj.

Kjo është letra e plotë:

Të nderuar bashkëvendës, qytetar të Komunës së Deçanit, për më shumë së tri javë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës , Dega në Deçan kemi vizituar ç’do lokalitet, ç’do fshatë, jemi munduar të kontaktojmë secilin qytetar duke i dëgjuar hallet dhe brengat e tyre. Në secilin fshatë po thuajse problemet janë të njëjta me mungesë të ujë të pirjes, mungesë kanalizimi, ndriçimi i rrugëve, mungesë e trotuareve etj.

Me probleme të njëjta apo më probleme edhe më të theksuara përballet edhe fshati ynë Strellci i Ulët, ku tash e 15 vjet të qeverisjes aktuale nuk ka mundur po thuajse që ti zgjedh asnjë nga këto probleme të cilat janë jetike dhe më rendësi për jetën e secilit qytetar të fshatit tonë.

Me programin e LDK-së i cili u shpalos para qytetarëve të fshatit Strellc i Ulët, nga kandidati për kryetar të komunës Mal Lokaj me datën 14.10.2017, në shkollën e Fshatit Strellc i Ulët, aty u pa se programi ynë është shumë konkret dhe ofron zgjidhje te secilit problem me te cilin ballafaqohet fshati ynë. 

Image

Problemi me uji të pirjes i cili është problem i cili me vite të tëra i ka shqetësuar banoret e Fshatit tonë, por me ardhjen në pushtet të qeverisjes së LDK-së, jemi zotuar së ne mandatin e qeverisjes sonë do të bëhet bashkimi i të gjitha burimeve të mundshme te cilat i kemi në bjeshkën e Strellcit, do të rritet kapaciteti i rezervuarve për ti dhënë njëherë e përgjithmonë zgjidhje problemit me ujin e pirjes.

Tokat e Fshatit Strellc i Ulët kanë mbet pa u ujitur qe nga mbarimi i luftës, si mungesë e betonimit te kanaleve të ujitjes në përgjithësi e në veçanti problemi me “vijën e gështenjës”, ne jemi zotu që ne mandatin tone prej 4 vite do të përfundojmë më të gjitha kanalet e ujitjes në fshatin tonë.

Kanalizimi i ujërave të zeza për fshatin tonë ishte premtim i qeverisjes aktuale që 15 vite më pare, por në fshatin tonë nuk është realizuar as edhe 1 metër kanalizim, ujërat e zeza janë mjaftë shqetësuese për fshatin tone sepse ç’do familje ka gropa septike, të cilat janë të rrezikshme për kontaminimin e ujërave të pirjes në puse apo (bunar). Me programin tonë parashihet të vazhdoj implementimi i fazës së dytë për futjen e kanalizimit më modern për dy Fshatrat e Strellcit dhe Isniqit, i cili do të përfundojë gjatë mandatit tone 4 vjeçar. Po ashtu komuna do të marrë obligime dhe do të bëjmë zgjidhje për kanalizimin e Lagjeve Jusaj dhe Pajazitaj i cili nuk është funksional.

Varrezat e dëshmorëve dhe lapidari i tyre në fshatin tonë duhet të ngritët në nivelin e madhështisë që meriton, ky kompleks memorial duhet të ndërtohet nga institucionet komunale dhe si i tillë edhe të mirëmbahet. 

Shkolla e fshatit do të pajiset me laborator modern, të cilët janë të nevojshëm për mbarëvajtjen e mësimit. Po ashtu do të ofrohen kushte më të mira për sport dhe kulturë.

Nevojë tjetër e cila u kërkua edhe nga bashkëfshataret e fshatit Strellc i Ulët, ishte edhe domosdoshmëria për ndërtimin e një ambulante të cilën ne jemi zotuar që do ta realizojmë këtë projekt përmes Grandeve Qeveritare, po sa të caktohet një lokacion i përshtatshëm.

Për sa i përket Infrastrukturës jemi zotuar se do të shtrohen të gjitha rrugët dhe rrugicat e fshatit Strellc i Ulët, dhe rregullimin e trotuareve në ato rrugë te cilët janë më të frekuentuara, e sidomos ato të cilat qojnë në drejtim të shkollës.

Për realizimin e këtyre projekteve të cilat janë konkrete dhe të realizueshme më të hyrat dhe mundësit që i ka komuna e Deçanit, dhe me Grandet Qeveritare, na duhet votëbesimi i juaj qytetarë të nderuar të Komunës së Deçanit dhe ju bashkëfshatarët e mijë të Strellcit.

Andaj ju bëjë thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që te dilni sa më masovikisht në zgjedhjet e 22 Tetorit dhe t’i jepni një mbështetje të fuqishme Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Deçanin, sepse ai është shpresa e vetme për ndryshimin e gjendjes në këtë Komunë. Ne jemi shpresë e besë për ju!

Me respekt; Visar Balaj, kandidat per Asamble Komunale ne Deçan me numer 13.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat