AAK e Pejës: Blerje e votës nga shoferi i Gazmend Muhaxherit

Peja

AAK e Pejës: Blerje e votës nga shoferi i Gazmend Muhaxherit

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 12:35
Fotografia e prezantuar nga AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë nëpërmjet një komunikate për media shpreh shqetësimin të blerjes së votës tek komuniteti egjiptian dhe ashkali, nga ana e shoferit personal të kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri, Besim Berisha.

“Ngasësi personal i Gazmend Muhaxherit, Besim Berisha duke përdorur një automjet civil VW me targa (03-797-BF) përpos presionit që bënë tek votuesit në Qendrën e votimit në Shkollën ‘Ramiz Sadiku’ ai bënë blerje të votes”, thuhet në reagim.

AAK në Pejë rastin e ka paraqitur edhe në PZAP dhe tek prokurori i shtetit. AAK në Pejë fton publikisht akterët e rendit dhe ligjit të marrin masa të menjëhershme në raujtje të procesit të drejt zgjedhor dhe mbrojtje të demokracisë.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat