Festë e simpatizantëve, pas shpalljes së fitores nga LDK në Pejë

Peja

Festë e simpatizantëve, pas shpalljes së fitores nga LDK në Pejë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 20:49
Festa në Pejë

Përderisa tani kanë filluar të dalin edhe rezultatet e para për zgjedhjet lokale në Kosovë, qytetarë të komunës së Pejës, përkatësisht simpatizantë të LDK-së nga kjo parti kanë filluar të festojnë.

Në një video të publikuar më poshtë ju mund të shihni festën e tyre, edhe me anë të fishekzjarrëve të shumta.

Sipas të dhënave të para të dala nga Exitpoll i udhëhequr nga Shkëlzen Maliqi, kryetari i deritanishëm i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka dalë fitues me rreth 49,8 për qind.

Pas tij vijnë Fatmir Gashi nga AAK me 25,0 për qind, i përcjellë nga Bashkim Nurboja i VV-së me 11,5 për qind.

Me numër më të vogël të votave kanë dalë Sabiha Shala e PDK-së dhe Sali Kelmendi nga NISMA.

Nëse këto rezultate janë të njëjta edhe me ato që pritet ti publikojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bie që Muhaxheri i LDK-së pritet të ballafaqohet në balotazh me Gashin e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat