Ngritja meteorike e Gazmend Muhaxherit 2013- 2017

Peja

Ngritja meteorike e Gazmend Muhaxherit 2013- 2017

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 19:34
Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri, kandidat Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Pejës, ka shënuar rritje të konsiderueshme të votave në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në, krahasim me ato të zgjedhjeve të vitit 2013.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Muhaxheri në zgjedhjet e 22 tetorit sivjet fitoi 21 mijë e 568 vota, përkatësisht 50,31 përqind të votave në Pejë.

Në anën tjetër, në vitin 2013 kishte arritur 17 mijë e 200 vota apo 40, 97 përqind të votave totale.

Muhaxheri nuk arriti fitore pa balotazh në vitin 2013, kur iu dasht të përballet në raundin e dytë me Ali Berishën nga koalicioni AAK-LDD.

Sivjet ai shënoi fitore në Pejë që në raundin e parë.

Sa i përket votave për Kuvendin Komunal, LDK po ashtu shënoi rritje të votave.

Në vitin 2013, LDK  11 mijë e 514 vota, përkatësisht 29.60 përqind ndërkaq në vitin 2017 mori 15 mijë  e 393  vota, përkatësisht 37.50 % përqind të votave totale./Kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat