Digjet flamuri i Maqedonisë në Pejë, protestë kundër dënimeve në Shkup - Bota Sot
Digjet flamuri i Maqedonisë në Pejë, protestë kundër dënimeve në Shkup

Peja

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Digjet flamuri i Maqedonisë në Pejë, protestë kundër dënimeve në Shkup

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 22:51
Digjet flamuri i Maqedonisë në Pejë

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në këto momente në sheshin “Skënderbeu” në Pejë për të protestuar kundër dënimeve me dënime të larta me burg që u shpallën sot nga gjykata e Shkupit ndaj pjesëmarrësve në përleshjen e armatosur të majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Njëri prej personave të dënuar sot me burg të përjetshëm nga gjykata maqedonase është edhe Valdet Zekaj, i cili vjen nga Peja.

Protestuesit kanë thirrur: “UÇK”, “Ali Tradhtari”, “Val Zekaj”, etj.

Qytetarët e mbledhur edhe e kanë përdhosur dhe djegur flamurin e Maqedonisë.

Gjithsej 746 vjet burg iu dhanë anëtarëve të dyshuar të Grupit të Kumanovës, të cilët akuzohen për përleshjen e armatosur që ndodhi në “Lagjen e Trimave” të këtij qyteti në maj 2015.

Tetë pjesëtarë të Policisë së Maqedonisë dhe 10 anëtarë të grupit qenë vrarë në këtë përleshje që la shumë shkatërrime dhe paqartësi pas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test