Gazmend Muhaxheri tregon se si i mposhti kundër-kandidatët në Pejë

Peja

Gazmend Muhaxheri tregon se si i mposhti kundër-kandidatët në Pejë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 21:30
Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve të sivjetme lokale i mposhti kundër-kandidatët e tij duke bërë që kjo komunë e madhe të mos shkojë në balotazh, ka thënë se e tërë puna e tij 4 vjeçare është shpërblyer me fitore të pastër.

“Opinioni është krijuar brenda 4 viteve, gjë që s’mund të ndryshojë për një javë. U kemi qëndruar besnikë fjalëve tona vetëm me punë”, tha Muhaxheri.

“Interferimet në media kanë tentuar ta paraqesin LDK-në si humbëse në Pejë. Këtë e kanë bërë njerëz që s’janë kompetentë, të bëjnë analiza për rezultatin zgjedhor. Kanë qenë analiza të qëllimshme”, ka thënë kreu i Pejës, duke theksuar se puna 4 vjeçare në terren s’ka mundur të rrëzohet për një javë.

“Qytetari e ka votuar një kandidat që ua mundëson qytetarëve të jetojnë më mirë dhe më me dinjitet në qytetin e tyre, e jo me asi kandidatë që merren vetëm me Facebook”, shtoi ai.

Ai tha se LDK-ja është partia më e madhe në vend aktualisht, me 230 mijë vota.

Muhaxheri: “Borea” finalizohet në fund të 2019

Borea të asocion me figurën e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe premtimet e tij të fuqishme që projekti do të jetësohet.

Kryetari i Pejës i cili në këto zgjedhje lokale morri besimin e pejanëve edhe për një mandat tjetër, në Rubikon ka thënë se nuk ka asnjë vonesë në këtë projekt.

“Jemi në përfundim të procesit. Kompania fituese e ka çuar menaxherin financiar, fillimisht ka qenë shumë i shqetësuar prej letrave që i kanë dërguar nga këtu, duke i thënë që nuk është i sigurt, pasi që ka ardhur e ka parë që është sigurt dhe ka thënë që këtu është më sigurt se në Londër”, ka thënë Muhaxheri.

Ai më tutje ka shtuar, “besoj që në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojnë ndërtimet. 68 kabina do të jenë të gatshme dhe qytetarët do të mund të skijojnë në fund të vitit 2019”.

Muhaxheri theksoi se në mandatin e tij, Peja do të bëhet qendra më e madhe turistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat