Demokristianët e Klinës bëjnë thirrje të votohet Sokol Bashota

Peja

Demokristianët e Klinës bëjnë thirrje të votohet Sokol Bashota

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 09:59
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, ka mbajtur tubim elektoral

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, ka mbajtur tubim elektoral me anëtarë dhe simpatizantë në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, Sokol Bashota. PDK dhe PSHDK, ditë me parë kanë bërë marrëveshje për rundin e balotazhit ku me këtë rast janë harmonizuar edhe programet zhvillimore në mes këtyre dy subjekteve. I pari i PSHDK-së në nivel vendi, dr Ukë Berisha, ka thënë se PSHDK dhe PDKka kohë që janë duke rrugëtuar se bashku dhe ky rrugëtim do të vazhdoj edhe në të ardhmen për të mirën e qytetarëve të Klinës.

“BD e PSHDK-së dhe PDK kanë bëre marrëveshje përmes së cilës do të implementohën të gjitha projektet e PSHDK-së. Më 19 nëntor do të festojmë se bashku fitoren e Bashotës. Vota për Bashotën do të thotë realizim i projekteve të PSHDK-së dhe fuqizim i PSHDK-së”, tha Berisha i cili ftoi anëtarët dhe simpatizantët demokristian ta votojnë Sokol Bashotën në rundin e balotazhit. Nënkryetari i BD të PSHDK-së, Ndue Shabani, tha se përkrahja për Sokol Bashotën nuk është vetëm deklarative por e sinqertë e për këtë kemi edhe disponimin e anëtarësisë sonë.

“Besimi për Sokol Bashotën është rritur edhe me shumë falë punës së madhe që ka bëre ai në këto vite të qeverisjes”, ka thënë Shabani. Edhe kryetari i BD të PSHDK-së, dega në Klinë, Tush Dedaj ka bërë thirrje për të votuar Bashotën. Kandidati i PDK-së, Sokol Bashota, ka premtuar se do të realizoj gjitha projektet që janë harmonizuar në mes PDK-së dhe PSHDK-së dhe se bashkimi i tyre është në interes të qytetarëve.

“Ne jemi bëre bashkë, nuk kemi ndarë poste por vetëm kemi harmonizuar programet që janë në interes dhe shërbim të qytetarëve. Kemi një partneritet serioz që garanton zhvillim dhe stabilitet në Komunën e Klinës”, tha Bashota i cili premtoi rregullimin e ujësjellësit, kanalizimit, asfaltim të rrugëve në fshatrat e Lugut të Drinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat