Në Pejë kërkohet heqja e pengesave në rrugë

Peja

Në Pejë kërkohet heqja e pengesave në rrugë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 12:09
Pejë

Një protestë e pazakonshme është zhvilluar në një lagje të Pejës kundër pengesave në rrugë që ngadalësojnë shpejtësinë e makinave.

Disa banorë kanë protestuar në Pejë kundër vendosjes së pengesave për ngadalësim shpejtësie në Rrugën “Beteja e Loxhës” dhe lagjen “Dardania 2”.

Në emër të protestuesve foli Burim Hasani, i cili theksoi se vendosja e “policëve të shtrirë” në lagjen e tyre është e panevojshme dhe po i dëmton gomat e automjeteve.

Sipas tij, vendimi i Komunës së Pejës ishte lëshuar që “policët e shtrirë” të vendosen afër shkollës “Dardania”, e jo në rrugën e lagjes se tyre.

Për largimin e “policëve të shtrirë” nga rruga e lagjes se tyre, Burim Hasani, theksoi  së kishin nënshkruar edhe peticion të cilin tha se ia kanë dorëzuar komunës së Pejës.

“Kanë qenë edhe vjet të vendosura barrierat e betonit, por me peticion i kemi larguar. Pastaj i kanë vendosur prapë dhe për të dytën herë e kemi bërë peticionin. Ato janë vendosur nga disa persona, por me leje të komunës. E komuna ka lëshuar vendim me heq një, e tjetrën jo, sepse dy kanë qenë”, tha Hasani.

Në anën tjetër, Drejtori i Shërbimeve Publike në Pejë, Muhamet Mahmutaj, tha së fillimisht komuan kishte dhënë pëlqimin për vendosjen e pengesave në atë lagje pas një peticioni të banorëve të lagjes.

Edhe drejtori Mahmutaj tha se pengesat ishin vendosur në dy vende, por pasi kishin pranuar një peticion tjetër nga disa banorë tjerë të lagjes, kishin vendosur ta heqin njërin prej tyre.

“Ka mbetur vetëm një [‘polic i shtrirë’], sepse kanë qenë dy. Ka mbetur ashtu situata deri ta bëjë komuna planifikimin e ri se ku do vendosen ato”, tha Mahmutaj.

Në rast se komuna nuk i heq “policët e shtrirë” gjatë ditës, protestë do ketë edhe ditëve në vijim dhe do bllokohet rruga, tha Burim Hasani, raporton kallxo.

Ai deklaroi se komuna ka lejuar vendosjen e “policëve të shtrirë” për shkak të interesave të disa personave.

Në Kosovë sidomos me prishjen e motit kanë ndodhur shmë aksidente. Para dhjetë ditësh kur 3 persona vdiqën në dy aksidente, policia apeloi për kujdes në trafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat