Detajet si u vra gruaja dhe u plagos reja shtatëzënë

Peja

Detajet si u vra gruaja dhe u plagos reja shtatëzënë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 16:55
Vendi i ngjarjes së vrasjes në Pejë

Në disa faqe dokumente prokuroria e Pejës ka përshkruar rrethanat në të cilat u plagos për vdekje Sevdije Berisha dhe reja e saj shtatzëne.

KALLXO ka siguruar aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Pejës për fillimin e hetimeve ndaj të dyshuarit Berisha ku përshkruhet në detaje ngjarja e të premtes së kaluar që qoi në vdekje Sevdije Berishën.

Dokumenti flet për plagosjen mizore të dy grave njëra prej tyre shtatëzënë mëngjesin e 17 nëntorit. Sevdije Berisha nga Peja vdiç sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas plagëve të marra nga sulmi që i bëri bashkëshorti i saj, Isen Berisha.

Sipas këtij dokumenti, Berisha kishte goditur gruan e tij  me sëpatë më datën 17 gjatë kohës kur ajo po flinte.

Për motivet që dyshohet se janë raportet e këqija me bashkëshorten ai  kishte goditur atë disa herë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Gjithnjë sipas prokurorisë, Berisha kishte sulmuar edhe bashkëshorten e djalit të tij të quajtur Arlinda e cila kishte bërtitur për ndihmë pas sulmit fillestar ndaj vjehrrës së saj.

Arlinda e cila është shtatëzënë u godit në kokë dhe në krahun e majtë me sopatë dhe e njëjta po vazhdon të trajtohet në Spitalin Regjional të Pejës.

Prokuroria e Pejës më 17.11.2017 ka nisur hetimet ndaj Berishës për veprën vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

Nuk dihet se si do të rrjedhin hetimet tanimë që Sevdije Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Në anën tjetër, Isen Berisha është i hetuar edhe për armëmbajtje pa leje pasi sipas prokurorisë atij i është gjetur një pushkë gjysmë automatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat