Babai nga Peja i bën thirrje djalit të kthehet nga Siria - Bota Sot
Babai nga Peja i bën thirrje djalit të kthehet nga Siria

Peja

E diel, 17 dhjetor 2017

Babai nga Peja i bën thirrje djalit të kthehet nga Siria

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 16:29
Naser Deva

Naser Deva nga Peja, i ka bërë thirrje djalit të tij Atdheut që të kthehet nga Siria, i cili po qëndron atje tash e 5 vjet.

Naseri dyshon se i biri i tij, 27 vjeçar, ishte radikalizuar gjatë studimeve në Prishtinë.

“Atdhe, ke shkuar në një vend pa lejen tonë, ke shkuar në një vend, në një luftë të pakuptimtë, në një luftë që neve nuk na takon aspak të përzihemi atje, por unë jam i vetëdijshëm që ti nuk je fajtori kryesor. Unë jam i vetëdijshëm që ti je viktimë sikurse unë, nëna, Arbëri (vëllai) dhe të tjerët. Kthehu. Shfrytëzoje mundësinë për t’u kthyer në Kosovë”, ka thënë Naser Deva për Radion Evropa e Lirë.

Që nga ajo kohë kur ai u largua nga Kosova në vitin 2012, Naseri thotë se nuk ka folur fare me Atdheun, pasi që ai bisedon vetëm me nënën e tij.

Atdheu, student në Fakultetin e Inxhinierisë në Prishtinë, besohet se kishte shkuar fillimisht në Turqi, për të vazhduar rrugën në Siri në korrik të vitit 2013.

Besohet se ai lufton përkrah të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Naseri shpreson që me përfundimin e luftës në Siri dhe shpartallimin e grupit militant Shteti Islamik, djali i tij Atdheu do të kthehet në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test