AAK në Pejë shënon 28 Nëntorit me homazhe për heronjtë e kombit

Peja

AAK në Pejë shënon 28 Nëntorit me homazhe për heronjtë e kombit

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 15:24
Homazhet

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka shënuar 28 Nëntorin – festën e shumëfishtë kombëtare.

Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi në cilësinë e kryetarit të degës së këtij subjekti në Pejë i shoqëruar nga Ali Berisha  zëvendësministër i Shëndetësisë dhe sekretar organizativ i  AAK-së bashkë me strukturat e partisë për nde  të 28 Nëntorit kanë realizuar agjendë nderimesh për të rënët e atdheut.

Janë nderuar të gjitha brezat e të rënëve për Liri, Shqipëri e pavarësi që nga Haxhi Zeka, akademik Ali Hadri dhe Enver Hadri, deri tek Shkëlzen Haradinaj, Adrian Krasniqi dhe dëshmorët e kombit nga Peja, Ahmet Gjikolli, Shpëtim Bojku, Jusuf Kelmendi dhe Muharrem Kelmendi.

“Për nder të datës së sotme, 28 Nëntorit - Festës së shumëfishtë kombëtare, bashkë me zv/Ministrin Dr. Ali Berisha, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të degës së AAK-së në Pejë, nderuam me homazhe, tek busti i Dëshmorit të kombit gjeneral Shkëlzen Haradinaj, pranë busteve të akademik Ali Hadrit dhe Enver Hadrit, tek bustet e 4 dëshmorëve të kombit nga Peja, Ahmet Gjikolli, Shpëtim Bojku, Jusuf Kelmendi, Muharrem Kelmendi. Me homazhe dhe nderime vazhduam tek shtatorja e gjeneral Adrian Krasniqit dhe tek përmendorja e patriotit e atdhetarit, guvernatorit të pavarësisë së Shqipërisë Haxhi Zek”, ka shkruar Fatmir Gashi me këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat